TIRANE-Shkarkohet shefi i kufirit në komisariatin e policisë së Rinasit, Mynyr Shira, dhe merren masa disiplinore ndaj 6 kontrollorëve të këtij komisariati. Kjo është arritur falë hetimeve disa mujore të SHKB dhe policisë së shtetit, pas te cilave ka rezultuar se 7 oficere policie te gradave te ndryshem jane perfshire ne korrupsion dhe shperdorim detyre.
Policia nuk jep informacion rreth këtij vendimi dhe as mbi shkeljet konkrete qe kane cuar në këto lëvizje në komisarin e Rinasit, por burime pranë këtij komisariati bëjnë me dije se janë shkarkuar nga detyra dhe derguar materialet per procedim penal për shefin e kufirit, Mynuyr Shira dhe një kontrollor, ndërsa ka nisur procedimi penal ndaj personave të tjerë të përfshirë.

Sipas informacioneve këta shtetas të vënë në hetim qe prej muajt shkurt dyshohet se kanë favorizuar 11 raste te kalimit te paligjshëm të shtetasve kosovarë me viza false drejt vendeve të zonës Shengen.

Drjetoria e Standarteve ka marrë masën disiplinore ndaj oficerëve të policisë së Rinasit por nuk mund të jenë të formës së prerë për sa kohë nuk është shprehur ende komisioni i Disiplinës, ku janë përcjellë sot ankesat për përjashtim nga ana e oficerëve të shkarkuar.
(jd/shqiptarja.com)