Më në të një njoftimi në faqen e saj zyrtare “Facebook”, Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një njoftim për vizat e fejesës.

Pas gjithë atyre këshillave të mrekullueshme që kemi marrë javën e kaluar, Kenny dhe unë kemi vendosur të udhëtojmë në Valbonë këtë javë.

Ne shpresojmë që të marrim një ftesë për të provuar fli dhe dhallë. Përpara se të nisemi, ne duam t’ju japim disa këshilla të shpejta në lidhje me vizat e fejesës.

A e dinit ju që ju duhet të jeni takuar me të fejuarin ose të fejuarën qytetare Amerikane përpara se ai ose ajo të dorëzojë një peticion për ju? Gjithashtu, nëse viza juaj miratohet, ju duhet të martoheni brenda 90 ditëve të mbërritjes në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër informacion mbi vizat e fejesës vizitoni faqen tonë: https://go.usa.gov/xRT2a ose më dërgoni pyetjet tuaja”
, shkruhet në faqen e ambasadës.

Viza për të Fejuarit
Kategoria e vizave jo-emigruese K-1 është për të fejuar it/at e një qytetari Amerikan.  Viza K-1 i lejon qytetarit të huaj të fejuar për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara dhe martohet brenda 90 ditëve pas mbërritjes.  Pas martesës, qytetarit të huaj do t’i duhet të rregullojë statusit e tij në rezident të përhershëm të ligjshëm me zyrtat Shërbimeve

Amerikane të Shtetësisë dhe Emigracionit (USCIS) të Departamentin të Sigurisë Kombëtare.  Për shkak se viza për të fejuarit i lejon mbajtësit të emigrojë në SH.B.A. dhe martohet me një qytetar Amerikan menjëherë pas mbërritjes në Shtetet e Bashkuara, atij do t’i duhet të plotësojë disa nga kërkesat e e vizës së emigrimit.  Fëmijët e ligjshëm të aplikantëve K-1 mund të marrin vizën K-2.

Si të aplikoni
Nëse i/e fejuari/ja juaj banon në Shqipëri, zyra jonë në Ambasadën Amerikane në Tiranë pasi merr peticionin e përpunuar nga NVC, do të dërgojë udhëzime të detajuara mbi dokumentacionin e kërkuar dhe mbi udhëzimet se ku të bëni vizitën mjeksore të kërkuar. 

Gjatë intervistës, merren shenjat e gishtërinjve elektronikisht. Disa aplikime vizash kanë nevojë për proces administrativ, e cila kërkon kohë shtesë pas përfundimit të intervistës nga zyrtari konsullor.

Gjithashtu, fëmijët e aplikantëve për vizë K-1 mund të aplikojnë për vizën e llojit K-2.  Aplikim i veçantë duhet dorëzuar për çdo aplikant të vizaës K, dhe çdo aplikant i kësaj kategorie vize duhet të paguaj tarifën e kërkuar.

Dorëzimi i Peticionit I-129F
Ju, si qytetar Amerikan, duhet të aplikoni me formularin I-129F, Peticion për të Fejuarin/en e Huaj, me zyrat e emigracionit në SH.B.A. të shtetit ku banoni.  Lexoni informacion mbi adresat se ku mund të dorëzoni peticionin I-129F.  Informacion i mëtejshëm gjendet në faqen e internetit të Shërbimeve të Nënshtetësisë dhe Emigracionit të SHBA (USCIS) nën titullin Vizat për të Fejuarit. 

Shënim: Formaulrin I-129F nuk mund të dorëzohet në Ambasadën ose Konsullatën e SHBA, apo në zyrat e USCIS jashtë SHBA-ve.  Pasi USCIS të aprovojë peticionin, e dërgon atë në zyrat e Qëndrës Kombëtare të Vizave (NVC) për përpunim.  Pasi përpunohet dokumentacioni, NVC e dërgon atë në Ambasadën e SHBA-së ku i/e fejuari/ja juaj do të aplikojë për një vizë për të fejuar.
 
Çfarё tё prisni nё ditёn tuaj tё intervistёs:
Ambasada ndodhet nё Rrugёn e Elbasanit, Nr. 103, Tiranё.  Pas mbёrritjes, lutemi tё paraqiteni tek hyrja e Seksionit Konsullor pёr udhёzime tё mёtejshme.  Mos ejani mё shpejt se 15 minuta nga orari i takimit tuaj;

Tё gjithё aplikantёt e vizave emigruese, pavarёsisht moshёs, duhet tё paraqiten personalisht pёr intervistёn e tyre;
Mos sillni pjesёtarё tё familjes apo persona tё tjerё nё Konsullatё.  Vetёm ata qё aplikojnё pёr vizё do tё lejohen tё hyjnё.  Pёrjashtime bёhen pёr aplikantёt qё kanё nevojё pёr ndihmё fizike;
Sillni letrёn tuaj tё takimit, pasaportё tё vlefshme dhe dokumente tё tjera tё kёrkuara;

Mos sillni ndonjё nga sendet e ndaluara, si p.sh.: sende tё mprehta, duke pёrfshirё stilolapsa; ushqime dhe pije; lёngje; celularё; aparat fotografik; pasqyrё; aerosol; produkte duhani, shkrepёse apo çakmakё; etj;

Ju do tё kaloni nёpёrmjet pikёs sё kontrollit dhe do tё drejtoheni nё dhomёn e pritjes apo nё sportelin e regjistrimit;
Aplikantёt thёrriten me emёr.  Lutemi tё dёgjoni tё gjitha njoftimet nga qendra e zёrit.  Kur tё thёrritet emri juaj, shkoni nё sportelin me numrin e treguar;

Vizitoni faqen e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Byrosë së Çështjeve Konsullore “Tarifat pёr Shёrbimet e Vizave” pёr informacion tё detajuar rreth tarifave tё vizave emigruese.  Nёse peticioneri e ka paguar kёtё tarifё pёr ju pranё NVC-sё, atёherё ju nuk nevojitet tё paguani pёrsёri.  Nёse jo, atёherё ju do tё duhet ta paguani tarifёn e aplikimit pёr vizё nё ditёn e intervistёs.  Pagesa pёr vizёn emigruese kryhet vetёm me para nё dorё tek kasa e Seksionit Konsullor, nё Dollarё Amerikanё ose Lekё shqiptarё. 

Pёrjashtim bёjnё aplikantёt e vizave K, tё cilёt marrin udhёzime specifike nga Seksioni Konsullor pёr mёnyrёn e pagesёs;
Data e intervistёs caktohet nga NVC-ja dhe ju, peticioneri, apo agjenti i pёrzgjedhur do tё merrni njoftimin nga NVC-ja nё lidhje me datёn e takimit.  Vetёm nё pak raste data e takimit caktohet nga Seksioni Konsullor i Ambasadёs Amerikane nё Tiranё;

Jepini pёrfaqёsuesit konsullor fletёn tuaj tё takimit, pasaportat me viza tё mёparshme Amerikane nёse keni patur, dhe çdo informacion tjetёr qё ju kёrkohet;
Emri juaj do tё thёrritet sёrish pёr tё dhёnё gjurmёt e gishtёrinjve.  Ju do tё vendosni gishtёrinjtё tuaj nё njё ekran tё vogёl skanues.  Zyrtari konsullor do ju udhёzojё se cilёt gishtёrinj do tё vendosni nё fillim.  Pas skanimit tё gjurmёve tё gishtёrinjve, njё Oficer Konsullor do zhvillojё intervistёn tuaj.

Viza tё mёparshme Amerikane mund tё anullohen, edhe nёse ato janё akoma tё vlefshme;

Pasi ju tё gjendeni i kualifikuar pёr vizёn emigruese, ju mund ta tёrhiqni pasaportёn tuaj me vizё nё zyrёn e DHL-sё ku ju u regjistruat pёr shёrbimin postar DHL;
Nёse ju u refuzuat pёr shkak se kёrkohen dokumente shtesë, lexoni me kujdes tё gjitha pikat e shёnuara me kryq, tё cilat aplikohen nё rastin tuaj;

Ju mund tё kontrolloni statusin e rastit tuaj nё adresën e internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit: https://ceac.state.gov/CEAC/.  Gjithçka ju duhet pёr tё monitoruar progresin e rastit tuaj ёshtё numri i dosjes suaj dhe vendi ku do tё (apo po) kryhet intervista juaj;

Asnjё garanci nuk mund t’ju jepet pёrpara kohe nёse viza do tё lёshohet.  Ju NUK duhet tё prisni biletёn, nuk duhet tё shisni pronёn, apo tё jepni dorёheqjen nga puna juaj derisa viza juaj tё jetё lёshuar.
 
Pas intervistës
Pas intervistёs suaj personale me Oficerin Konsullor, nёse rasti juaj ёshtё i plotё dhe ju jeni gjendur i kualifikuar, viza juaj do tё lёshohet dhe do tё dёrgohet sё bashku me paketёn e vizёs nёpёrmjet shёrbimit postar DHL nё degёn e tyre aty ku ju e zgjodhёt kur u regjistruat pёr kёtё shёrbim. Lutemi tё kini parasysh qё çdo aplikant i vizёs, pavarёsisht moshёs, duhet tё regjistrohet pёr shёrbimin postar DHL.  E rёndёsishme: MOS e hapni zarfin ngjyrё kafe qё ka paketёn e vizёs.
 
Pёr tё Marrё Numrin tuaj Postar tё gjurmimit tё dёrgesёs me DHL:
Vizitoni albania.usvisa-info.com.  Zgjidhni Shqipёria;

Shtyp butonin “Kyçu” nё kёndin e djathtё nё krye;

Vendosni numrin tuaj tё pasaportёs, shtetёsinё dhe datёlindjen; (SHËNIM: Numri i pasaportёs ndodhet nё fletёn e konfirmimit dhe nё e-mailin e konfirmimit) Nёse statusi thotё “Pasaporta gati pёr t’u tёrhequr”, njё numёr gjurmimi i dёrgesёs do tё shfaqet.  Mbani shёnim kёtё numёr; Shkoni tek zyra e DHL qё keni zgjedhur me numrin e gjurmimit tё dёrgesёs. Pёr tё marrё mё shumё informacion rreth vendndodhjes sё zyrёs sё DHL-sё ku ndodhet pasaporta juaj, vizitoni www.dhl.al dhe pёrdorni “Gjurmoni
Dёrgesёn Tuaj”;

Vendosni numrin e DHL tё gjurmimit tё dёrgesёs siç u tregua tek hapi 4. Nёse pas 10 ditёve pune, numri juaj i DHL-sё i gjurmimit tё dёrgesёs nuk shfaqet nё llogarinё tuaj, Seksioni Konsullor do tё mund t’ju ndihmojё ju. Dёrgoni njё mesazh nёpёrmjet postёs [email protected] me informacionin e mёposhtёm pёr secilin aplikant: Emri i Plotё, Numri i Pasaportёs, Datёlindja, Data e intervistёs nё Ambasadё.

ambasada e shba
(Njoftimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë)

Redaksia Online
l.q/J.Sh/Shqiptarja.com