Komisioni  për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian ka miratuar propozimin për liberalizim të vizave për Kosovën.
Lajmi është bëri i ditur nga raportuesja  për Kosovën Ulrike Lunacek në një postim në tëitter. Në mesazhin e saj Lunacek  u ka bërë thirrje politikanëve se është koha e tyre të reagojnë .

‘E gëzuar për miratimin e propozimit për Kosovën nga Komisioni për Politikë të Jashtme i PE-së.  Celësi për të hapur derën  për lëvizjen e lirë është në duart e politikanëve të kosovës “ shkruan Lunacek.

Lajmi që qytetarët kosovarë do të lëvizin pa viza në zonën Shengen është rekomanduar  javën e kaluar nga Komisioni Europian edhe pse pesë anëtarë të Bashkimit Europian  nuk e kanë njohur ende Kosovën.
 
Redaksia online
Shqiptarja.com