TIRANE - Për 24 mijë dollarë në dorë, udhëtoje në Shtete e Bashkuara të Amerikës, duke u nisur nga Shqipëria, në Maqedoni dhe më pas në Bullgari. Nga këtu të interesuarit niseshin për në Meksikë, e për të kaluar në mënyrë klandestine kufirin me SHBA-në. Këtë skemë kishte zgjedhur një rrjet i organizuar kriminal, që është shkatërruar një vit më parë nga policia dheprokuroria dhe që tashmë 16 anëtarët e ktij grupi janë dërguar në gjyq si të pandehur.
Hetimet për këtë grup kanë zgjatur plot katër muaj, ndërkohë që pjesë e grupit ka qënë dhe një agjent dhe një agjente policie që kanë kryer veprime stimuluese, për llogari të këtij hetimi. Do agjentët e policisë janë prezantuar para anëtarëve të këtij rrjeti si një çift që kërkonte të udhëtonte në SHBA, dhe pas një sërë veprimesh të tjera hetimore, ata kanë arritur të zbërdhejnë të gjithë organizimin e grupit të të trafikut të klandestinëve dhe bazat e falsifikimit të dokumentave.Informacionin për veprimtarinë e këtij grupi kriminal, e kanë transferuar në Shqipëri autoritet amerikanë, të cilat kanë kërkuar bashkëpunim.
/Shqiptarja.com