PRISHTINE - Kreu i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duke kritikuar ashpër Brukselin përsa i përket raporteve me Kosovën, ka paralajmëruar mundësinë e bashkimit kombëtar si përgjigje ndaj politikave të BE-së, që i ka quajtur të padrejta.
Sipas “Koha.net”, Thaçi ka deklaruar se “nëse vazhdon të sillet kështu Brukseli përsa i përket liberalizimit të vizave, atëherë shqiptarëve nuk iu mbetet tjetër hapësirë, vetëm të akomodohen si një shtet i vetëm në Bruksel”, në përpjekje për të larguar përgjegjësinë e Qeverisë për mosarritjen e liberalizimit të vizave.
Kryeministri i Kosovës ka deklaruar gjithashtu se ka shumë burokratë në Bruksel që e trajtojnë Kosovën me nostalgjinë e ish-Jugosllavisë, duke shtuar se problemi i liberalizimit të vizave nuk qëndron në Prishtinë, por te mosuniteti i vendeve të BE-së.
Redaksia Online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com