Parku i Butrintit është pjesë e vizionit 2026 të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit. Ministri Blendi Gonxhja tha se shumë shpejt aty do të jetë qendra më e bukur e vizitorëve në rajon me transport të gjelbër duke ruajtur aspektin natyror e historik.

“Do të shikojmë që do të kemi kujdes nga pikëpamja e restaurimit, konservimit. Do të kemi shumë shpejt qendrën më të bukur të vizitorëve ndoshta në rajon dhe jo vetëm, në Butrint,  do të kemi transport të gjelbër, një pikë parkimi lart për fluksin e mjeteve, do të ruajmë aspektin e vjetër natyror të peizazheve dhe shekujve të shkuar që të jetë e gjitha e shkrirë, të ketë një trajtim shumë holistik gjithë parku i madh i Butrintit, por po punojmë me realizimin e regjistrimeve, prokurimet, kuptohet nga Fondacioni i Menaxhimit të Butrintit, por me mbështetjen tonë dhe shumë shpejt do të kemi fillimin e investimeve shumë të rëndësishme”,  tha Gonxhja.


Lajmi kryesor:

Gonxhja për vizionin 2026: Rritje të cilësisë së shërbimit, turizëm gjithëvjetor, investime në infrastrukturën kulturore