Vizitë blitz e zyrtarëve të Phenianit
Dy Koretë bien dakord për bisedime

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë rënë dakord që të rinisin bisedimet formale të nivelit të lartë, të pezulluara që nga muaji shkurt. Marrëveshja erdhi gjatë një vizite të papritur të dy zyrtarëve të lartë të Koresë së Veriut në Korenë e jugut, gjatë ceremonisë së mbylljes së Lojërave Aziatike 2014 në Incheon.
 
Dy palët thanë se kanë rënë dakord që të takohen përsëri në javët e ardhshme për të zhvilluar bisedime. Ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë është diskutuar, pasi asnjëra palë nuk ka bërë asnjë koment publik.
 
Në 4 vitet e fundit, mund të thuhet se marrëdhëniet midis dy Koreve pothuajse nuk kanë ekzistuar, por problemet ekonomike të Koresë së Veriut e kanë detyruar atë të lëshojë pe. Ndërsa, siç dihet, Koreja e Veriut me atë të Jugut janë teknikisht ende në luftë, pasi konflikti i viteve 1950-1953 përfundoi me një armëpushim.
 
Takimi surprizë vjen mes spekullimeve të vazhdueshme në lidhje me shëndetin e liderit të veriut, Kim Jong. Ai nuk është parë në publik që nga data 3 shtator, ndërsa në dokumentarin e fundit është shfaqur teksa çalonte. Ndërkohë, ambasadori i Koresë së Veriut në OKB tha se vendi është i gatshëm të rifillojë bisedimet mbi programin e tij bërthamor. Koreja e Veriut u zotua të braktiste programin e tij bërthamor në vitin 2005, por ajo ka kryer teste me raketa bërthamore të cilat u ndërprenë vetëm në vitin 2008.

Kore e jugut/Kore e veriut
(Në Foto: Shtrëngimi i duarve me zyrtarëve të lartë të koreve)

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq