Kur sulmuesi holandez Robin Van Persie, dukej thjesht një objektiv i largët në merkato, ka ardhur një kthesë ndoshta vendimtare në negociatat e tij me Juventusin. Holandezi i ka bërë një vizitë surprizë drejtuesve të Juventusit në selinë e tyre, duke hyrë personalisht në tratativa.
Kjo dëshmon dëshirën e tij për të luajtur me "Zonjën e Vjetër". Ajo që mund të joshë Van Persie, është se presidenti Agnelli i ka vënë në tavolinën e bisedimeve, fanelën me numrin 10, si dhe kontratë 6 milionë Euro në vit. por holandezi kërkon 8 milionë në sezon.
Sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie vizitoi Torinon, duke shtuar spekulimet rreth transferimit të tij në Juventus. Kampioni i Italisë është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe holandezi është një prej objektivave të përmendura. Van Persie vizitoi qytetin italian, përfshirë stadiumin e ri të Juventusit dhe qendrën stërvitore në Vinovo.(rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com