Vizita e Ban Ki Moon mohon shtetësinë

Vizita e Ban Ki Moon mohon shtetësinë
Burime të shqiptarja.com thonë se vizita e Ban Ki Moon do të bëhet pa praninë e simboleve, pa pritje shtetërore nga garda e FSK si dhe vetëm me një konferencë për media ku Ban Ki Moon do të lexojë nga letra.
Zyrtarët e Kosovës do të kenë takim vetëm në aeroportin e Prishtinës, derisa mësohet se Ban Ki Moon do të vizitojë manastirin e Deçanit dhe Prizrenin.

Trembëdhjetë vitet e UNMIK-ut në Kosovë janë përcjellë me sfida të vazhdueshme ndaj mandatit të këtij misioni të cilat kanë ardhur nga Beogradi përmes strukturave paralele administrative dhe të sigurisë.
UNMIK është mision administrativ me bazë rezolutën 1244 të OKB të Këshillit të Sigurimit që u miratua më 10 qershor 1999, pas marrëveshjes për tërheqjen e trupave serbe nga Kosova. Kjo rezolutë e përcakton statusin politik të Kosovë si protektorat të OKB-së, dhe jep administrimin e Kosovës po kësaj organizate ndërkombëtare.

Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Edhe pse rezoluta e bënte Kosovën protektorat të OKB-së, në këtë rezolutë disa herë përmendet se Kosova është pjesë e Jugosllavisë.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete