Vizita e Bill Clinton, Krashi për Report Tv: Mesazhi i tij për bashkëjetesë, kërkoi zgjidhje të situatës në veri, s’i zgjedhim dot fqinjët! Alibali: Hero i Kosovës

TIRANË- Vizita e Presidentit të SHBA, Bill Clinton në Tiranë dhe mesazhet që ai dha përmes fjalimit të tij përpara popullit shqiptar, ishin në fokus të emisionit ‘Studio Live’ në Report Tv. Deputeti socialist, Lavdrim Krashi tha për gazetarin Arbër Hitaj se Clinton ishte shumë i qartë me mesazhin që dha për mbështetjen e Kosovës, njëjtë si në vitin 1999 kur njoftoi se do të futeshin në luftë. Sa i takon deklaratës së Clinton se duhet t’i jepet fund marrëzisë në veri, Krashi thotë se ai nuk mund të rrinte i heshtur dhe tregoi qartë mbështetjen për popullin e Shqipërisë dhe Kosovës.

“Clinton ishte shumë i qartë me mesazhin që ka dhënë për mbështetjen e Kosovës dhe Clinton mbajti të njëjtin qëndrim si atëherë. Në vitin 1999 ishte si presidenti i SHBA që vizitoi Kosovën, tha tani që kemi fituar luftën do ta kemi më të vështirë për të fituar paqen. Në këtë linjë ishte mesazhi për politikën e Kosovës. Clinton nuk mund të rrijë i heshtur përballë një çështje që është krijuar në Kosovë. Nuk e shoh kritik qëndrimin e Clinton, ai ishte shumë i qartë në mesazhin e tij, edhe për Shqipërinë por edhe për shtetin e Kosovës. Për mua është mesazh mbështetje për popullin e Kosovës”, tha Krashi.

Analisti Nertian Alibali thotë se Clinton ishte pak kritik sa i takon situatës në Kosovë, por jo shumë i ashpër, pasi kërkoi që t’i jepej fund marrëzisë në veri pa përmendur se cila nga palët është shkaktarja e kësaj situate. Ai thekson se Clinton është një hero për Kosovën.

“Nuk kishte kritika të ashpra, deklaroi që serbët bënë gabim që nuk morën pjesë në zgjedhje, kërkoi që ti japin fund kësaj marrëzie, pa akuzuar as qeverinë Kurti. Tregoi dy episode shumë të rëndësishme me Mandelën dhe solli në vëmendje konfliktin irlandezo-verior. Clinton është një hero për Kosovën dhe kombin shqiptar, s’do ja lejonte vetes të mbante anësi, apo të prekte sentimente të qytetarëve të Kosovës apo pjesës tjetër. Ardhja është një mesazh i madh, tregoi respektin që populli shqiptar ka për Clinton”, tha Alibali.

Krashi shprehet se theksi i fjalimit të Clinton është mesazhi i bashkëjetesës, se nuk i zgjedhim komshinjtë tanë, por jemi të detyruar të jetojmë me ta.  

"Ai na kujton ne se kur bie dakord për të bërë paqe bëhet paqe. Dha mesazhe të bashkëjetesës se komishjtë nuk i zgjedhim dot ne, por jemi të detyruar të jetojmë me ta", tha Krashi. 

Shqiptarët i dhuruan një pritje të ngrohtë ish-presidentit Bill Clinton në një ceremoni publike që shënonte vizitën e tij të parë në vend. Kryeministri Rama nderoi Presidentin Clinton me "Yllin e Madh të Mirënjohjes Publike" për kontributin e tij për paqen në rajon

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë