Thelbi i vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë është takimi me kreun e SPAK Altin Dumani, thotë për “Studio Live” në Report TV Sekretar i Marrëdhënieve me publikun në PD Edvin Kulluri.
Sipas tij në fokus të vizitës do të jetë drejtësia që tashmë ka goditur korrupsionin majtas e djathtas.
“Vizita ka dy aspekte, i pari takimi protokollar i detyrueshëm me Ramës. Besoj do diskutohet dhe për çështje të sigurisë dhe të rajonit. Shqipëria është partner i besueshëm. Së dyti takimi i dytë me Dumanin shumë i rëndësishëm. Kjo s’ka lidhje me preferencat politike por është e paprecedentë që një sekretar shteti vjen dhe takon drejtuesin e prokurorisë së posaçme. Tregon se për SHbA është çështje prioritare për t'i dhënë fund pa ndëshkueshmërisë. Kjo është thelbi i vizitës, takimi që do ketë me zotin Dumani. Duke qenë se një pjesë e opozitës e sulmon vazhdimisht drejtësinë”, tha Kulluri në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
Mesazhi i Blinken duke takuar Dumanin, sipas Kullurit është për të gjitha palët politike, se nëse duan të forcojnë marrëdhëniet me SHBA të vënë para ligjit të gjithë ata që e kanë shkelur.
“Që të jemi pjesë e be duhet të ndajmë të njëjtat vlera me komunitetit atlantik dhe evropian. Do u japë një mesazh të qartë të gjitha palëve politike se prioriteti jonë për të forcuar marrëdhëniet është vendosja para ligjit e të gjithë atyre që kanë shkelur ligjin. Shqipëria nuk mund të jetë një shtet i dështuar për sa kohë është anëtare e natos, dhe për sa kohë është aspirantë për të hyrë në BE”.
Një vizitë kaq e rëndësishme për Kullurin vjen për faktin se Shqipëria ka rëndësi strategjike për NATO-n dhe SHBA.
“Vizita është e rëndësishme në këtë situatë të ngarkuar në lindjen e mesme, tensioni në lindjen e largët. Tregon se Shqipëria ka rëndësi strategjike për NATO dhe SHBA. Ne jemi vend shumë i rëndësishëm, ne, Kosova, Kroacia, Rumania, Maqedonia, Mali i Zi sepse jemi vende që garantojmë siguri edhe për Evropën sepse jemi krahu lindor i NATO-s. Duke qenë një vend bashkëpunues me Nato-n për të gjetur gjuhën e bashkëpunues në rajon”, shtoi Kulluri.
Bashkimi i grupit të Gazment Bardhit me Rithemelimin, për Sekretarin për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri është hap konfuz që i ka çuar në udhëkryq.
“Bardhi dhe disa kolegë të tij deputetë për faj të paqartësisë së tyre kanë marrë hapa konfuze dhe të paqarta dhe e kanë çuar veten në udhëkryqe shumë të vështira për të gjetur rrugën. Rezoluta, akuzat ndaj Nokës dhe Berishës pastaj tërheqja nga akuzat, kërkojnë një paqartë dhe paqëndrueshmëri të zotit Bardhi.”
“Berisha në vetminë e tij me 14 deputetë do të donte numër më të madh deputetësh poshtë ballkonit”, shtoi Kulluri.
Qëllimi kryesor i këtij bashkimi sipas tij ka të bëjë me sigurimin e një vendi pune në parlamentin e ardhshëm.
“Nëse do ishin parimor do i kishin qëndruar vendimit që kanë marrë më 18 dhjetor. Kanë qenë dakord për të pezulluar Berishën nga grupi parlamentar atëherë dhe sot bëjnë të kundërtën. Me politikë s’duhet të merren njerëz që tu gjejë një vend pune politika, por ata që mund ti japin politikës. Këta duan që politika ti mbajë në sistem dhe t’u japë karrierë personale. Ata duan të kenë një vend pune në parlamentin e ardhshëm, por parlamenti nuk është vend pune... Kanë zgjedhur anën e gabuar të lumit. Rrjedha mbyt ata që qëndrojnë në anën e gabuar të lumit. Nuk do mbijetojnë dot me këto allishverishe politike.”
Sali Berisha nuk ka asnjë shans që të jetë kandidati i PD zyrtare për kryeministër në zgjedhjet e 2025. I prerë u tregua në deklaratën e tij në "Studio Live" në Report Tv Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD Edvin Kulluri.
“Berisha nuk do të jetë dhe nuk mund të jetë kandidati për kryeministër i PD për 2025. Kjo punë është e mbaruar si histori. PD nuk lëviz nga qëndrimi i saj në marrëdhëniet me SHBA dhe perëndimorët", tha Kulluri në një intervistë me gazetarin Arbër Hitaj.
besoj dhe jam i bindur se kjo parti qe kerkon me ngulm listat e hapura si zgjidhje per te hyre ne zgjedhje nuk del dot nga kriza e mosbesimit ndaj liderit qe do te thote vetem nje gje riberje nga e para e procesit te rithemelimit derisa te behet rilindje e vertete me nje lider te ri qe nuk ka frike nga mazhoritari e thene ndryshe vota e popullit, vetem ne kete menyre lideri nuk eshte pupac i komanduar me primare ose lista te hapura
Përgjigju