Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken nesër në Tiranë, firmosen 2 marrëveshje! Zëdhënësi i DASH: Shqipëria partner kyç për stabilitetin

Tirana po bëhet gati të presë nesër sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken. Në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ku do të kalojë Blinken, janë vendosur flamuj shqiptarë dhe amerikanë. Ndërkohë, në fasadën e Fakultetit Politeknik, është vendosur një banderolë e zyrtarit të lartë amerikan, me mbishkrimin “Mirë se vjen zoti Blinken”. Ndërkohë janë forcuar dhe masat e sigurisë për ndalesën 8 orëshe të sekretarit amerikan i cili në 2021 shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha. Konferenca për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe sekretarit amerikan Antony Blinken është parashikuar që të mbahet përgjatë harkut kohor 16:00-17:00.

Janë zbardhur edhe 2 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që pritet të nënshkruhen nesër nga Blinken. Sot Këshilli i Ministrave miratoi në parim vendimet për marrëveshje me SHBA-të mbi programin e shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumin e bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller duke komentuar vizitën e sekretarit amerikan tha se Shqipëria është partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës. Në një konferencë për mediat ka dhënë disa detaje në lidhje me agjendën e zyrtarit të lartë amerikan. 

Në deklaratën e tij, Miller njofton se vizita e Blinken,  në Shqipëri është e para dhe riafirmon fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Po ashtu një tjetër pikë që vlerëson Miller është mandati që mbajti Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020.

“Sekretari Blinken do të niset nesër për të udhëtuar drejt Tiranës së Shqipërisë dhe Mynihut të Gjermanisë. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit atje, ai do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetje të mbrojtjes së Ukrainës të sovranitetit dhe lirisë së saj kundër agresionit brutal të Rusisë.

Shqipëria ishte udhëheqëse parimore gjatë mandatit të saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe si Kryetare e OSBE-së për vitin 2020, dhe është një partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor” deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Ndërkohë zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Yuri Kim, tha se vizita e Blinken në Shqipëri do të përqendrohet tek “e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe ajo e Evropës”. Ish-ambasadorja e Shqipërisë Yuri Kim tha se Blinken do të veçojë bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë.

Ajo tha se Sekretari Blinken do të qëndrojë në Shqipëri që nga ora 11:00 paradite deri në 19-20:00 në mbrëmje dhe gjatë vizitës do të ketë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe me Kryeministrin Edi Rama. Më pas pritet të ketë dhe një dalje para medias me kryeministrin Rama. Ish-ambasadorja Kim tha gjithashtu se Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP. Gjithashtu sekretari amerikan i shtetit pritet të ketë takim edhe me kreun e SPAK, Altin Dumani. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Zbulohen marrëveshjet që Sekretari Amerikan i Shtetit do nënshkruajë nesër në Tiranë

1707925056_ramablinken.PNG

Dy marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë vizitës që do të mbajë nesër në Tiranë Sekretari Amerikan i Shtetit Anthony Blinken.

Këshilli i ministrave, ka miratuar në parim marrëveshjet të cilat kanë të bëjnë me një program të shkëmbimit akademik “Fullbright” si dhe memorandumi i bashkëpunimit Shqipëri-SHBA kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, që ka të bëjë me bashkëpunimin në mbrojtjen nga sulmet kibernetike.

Vendimet e Këshillit të Ministrave ditën e sotme (14 shkurt):

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT     TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS     SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT SHQIPËRI – SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUNDËR MANIPULIMIT TË INFORMACIONIT TË SHTETIT TË HUAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Ora 12:56
Blinken mbërrin nesër në Tiranë, ja kur do të zhvillohet konferenca për shtyp me Ramën

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton për herë të parë Shqipërinë më datë 15 shkurt.

Në kuadër të kësaj vizite, Sekretari Blinken do të zhvillojë takim dhe më pas konferencë për shtyp me Kryeministrin Edi Rama.

Takimi dhe konferenca janë parashikuar në harkun kohor 16:00-19:00.

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 15/02/2024 06:10

    Pse nuk e shpallin protektorat amerikan shqiperin nja 100 vjet dhe keshtu shpetojm njehere e mir nga keta politikan hajduter dhe kriminela

    Përgjigju
  • Mark: 15/02/2024 02:56

    E gjithe kjo tallava sec te kujton filmin "Parrullat". I shkon sekretarit te pare te SHBAve parrulla "Mbahu Blinken"!! Historiane e diplomate nga keta tanet, ose servila kronike gjate gjithe jetes se tyre, pervec se tallje dhe hipokrizi eshte gastoreske. Sic i takon te parit gastor, Rames. Do ishte me interes qe perkrah Blinkenit, neser te shihnim edhe gastorin personal te Rames, Gjergj Lucen....ndoshta edhe duke hedhur valle a kenge per "Sekretarin"!

    Përgjigju
  • Iris: 15/02/2024 02:22

    Flamujte O.K,por fotoja gjgande tek UT,pak e tepruar.Kur do te kemi pak me shume respekt per veten si shtet?!

    Përgjigju
  • Bim: 14/02/2024 22:03

    Pse nuk e ven ne kryeministri kete shemtillek

    Përgjigju
    • Or tej: 14/02/2024 22:37

      Nuk ja leshon poltronin ai i gjati or teeeejjjjj

  • pff: 14/02/2024 20:29

    kudo ku shkelin kto vec trazira ka Zoti na ruajt

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 14/02/2024 13:12

    Kush e ka vendosur dhe sa ka kushtuar? Jemi bere per te qeshur.

    Përgjigju
    • Gary: 14/02/2024 17:12

      Pse mo bukur duket! Dhe cfare ka per te qeshur? Dhe e”ka vendosur ambasada amerikone ne bashkepunim me qeverin shqiptare, keshtuqe pagase eshte 50% - 50%.

  • Sadami: 14/02/2024 12:48

    Gjigandografi e Blinken ne bulevard: banana republiq

    Përgjigju
  • Loran shehy: 14/02/2024 12:42

    Ore mirsetevi por cfar heroizmi ka ber ky tipi qe duet ti vem foton si ne koh te Enverit kur vinin kinezet ke Universiteti

    Përgjigju
  • Nardi: 14/02/2024 12:36

    Po pse fotoja e Blinken te korpusi Universitetit? Dhe pse jo një tek shtëpia e Nog gratës!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj-MallaKASTRIOTI: 14/02/2024 10:05

    Vizita e Nr.2 të DASH dhe botës është vlerësim për Shqipërinë 99 % pro Amerikan,E.Ramën si MM më i mirë në Shqipëri & ballkan si drejtues i OSBE,KS OKB,Samitin të BE në Tiranë,Mbështetse e UKRAINËS në luftë me agresorin Rus,etj. -Takimi me Kryetsrin e SPAK A.Dumanin është rast i veçant i pa ndodhur më parë.Kjo pasi kjo strukturë mbështetet dhe financohet nga SHBA dhe nuk KA MË VARSI NGA POLUTIKA AGRESIVE 30 VJEÇARE..sidomos e Sali Non Gratës që e quan BANDË KRIMINALE pse është vetë Ai i korruptuar familjarisht dhe me ha-le-atët mënyrë..Dhunues të DEMOKRACISË QË NGA 1992 deri sot,ndonse është në IZOLIM PËR 101 KRIME..! -Sek.Amerikan BLINKEN duhet që ta bëj të padëmshëm Sb edhe për Shqipërinë,Ballkanin dhe vet Amerikën pasi ky..nga 8 Ambasador Amerikan 7 prej tyre u ka ngjitur BISHTRA SHPIFSE..!Ndaj,Sb dihet izoluar plotësisht nga politika,Ekranet e TV,Ballkoni 8 me Militantët kundraAmerikan..!

    Përgjigju
    • Beni: 15/02/2024 03:34

      Na zhgenjeve o mallakastriot,ne ju dinim komuniste te forte ju,jo shoke me imperialistet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit