Antony Blinken të enjten 8 orë në Tiranë, ish ambasadorja Kim: Në fokus e ardhmja e Shqipërisë! Mesazhet që do jepen

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të udhëtojë drejt Tiranës të enjten e 15 shkurtit. Ndërsa zbritja në aerportin "Nënë Tereza" pritet të jetë në orën 11:00 të paradites, ndalesa 8 orë në tokën shqiptare do të shoqërohet me një axhendë të ngjeshur takimesh.

Ish ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim zbardhi detaje nga vizita e rëndësishme e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken i cili shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha në maj 2021.

Gjatë një konference telefonike me gazetarë shqiptarë dhe gjermanë, mbrëmjen e sotme (me orën shqiptare), zonja Yuri Kim  e cila aktualisht mban postin e Zëvendës ndihmës sekretarja e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë në Departamentin Amerikan të Shtetit zbuloi se ku do të përqëndrohet biseda.  

"Në Shqipëri do të jemi rreth orës 11:00 deri rreth orës 19:00 ose 20:00 të mbrëmjes. Dhe kjo është me të vërtetë një ndalesë që do të fokusohet tek e ardhmja, e Shqipërisë, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor' u shpreh zonja Kim.

Vizita vjen si një moment celebrimi për 100 vjetorin e marrëdhënie diplomatike SHBA-Shqipëri. Kim, e cila ndodhej në konferencë  së bashku me Ndihmës Sekretarin e Shtetit, James O’Brien zbuloi dhe mesazhin e rëndësishëm që përcillet përmes kësaj vizite

‘Ne duam të theksojmë dhe nënvizojmë bashkëpunimin e fortë që kemi me Shqipërinë.  Për të shprehur falenderime kryeministrit Rama dhe Shqipërisë për rolin në Këshillin e Sigurimit gjatë vitit 2023. Për pritjen e afganëve që dëshmoi edhe një herë traditën e tyte historike të mikpritjes”

Kë do të takojë?

"Do takohemi me presidentin Bajram Begaj dhe një takim bilateral me kryeministrin Edi Rama' u shpreh diplomatja Yuri Kim.

Sekretari Amerikan i Shtetit do të jetë present dhe në një takim me gati 100 të rinj pjesë e programeve që SHBA aplikon në Shqipëri që do të mbahet tek Piramida.

Pjesë e axhendës së ndalesës së Sekretarit amerikan është folur në media, se është parashikuar dhe një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Kjo është vizita e parë sekretarit Blinken në Shqipëri, pas së cilës do të udhëtojë për në Gjermani ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë të Mynihut.

Nga ana e tij zoti O’Brien në komentet e tij, tha se në Konferencën e Mynihut, ku do të mbajë një fjalim kryesor Nënpresidentja Kamala Harris, Sekretari i Shtetit, Blinken do ta vënë theksin tek mbështetja për Ukrainën tek konflikti në Lindjen e Mesme dhe tensionet në Ngushticën e Tajvanit.

Raportoi gazetarja e Report Tv dhe shqiptarja.com Raziela Myslimaj. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano