Vizita e Cameron/ Nesturi në Repolitix: NATO, bazë ushtarake në Durrës! Galdini: Shqiptarët duhet të buzëqeshin

Vizita e Sekretarit të Jashtëm Britank, Lord Cameron ishte tema në pjesën e parë të Repoliti në Report Tv mbrëmjen e sotme.

Deputeti i PS-së Lavdrim Krashi shprehet se kjo është vizita e parë e këtij niveli bilateral e një sekretari britanik

'Në politikë mesazhet më të mira janë ato që jepen me shpejtësi. Britania është në një vit zgjedhor. Ka shumë rrethana politike që e kanë detyruar kryeministrin britanik të marrë një vendim të minutave të fundit. Këta janë vendime kolegjiale, duhej prania e Cameron dhe mendimi i secilit anëtar të kabinetit. Asnjë zyrtar britanik nuk mund të mungojë në mbledhje.

Në hapësinrë shqiptare ka bërë dy vizita në 5 muaj. Sinjifikative, pavarësisht se ka patur vizita të sekretarëve, por jo si marrëdhënia bilaterale. Me largimin e Britanisë nga BE, por jo nga Europa, ai kërkon që të ketë një rol lideri në politikën e Europës dhe Ballkanit. Kërkon prezencë. Mënyra më e mirë është përmes bashkëpunimit ekonomik. Sa i takon hekurudhës po bëhet një studim fizibiliteti. Grant 500 milion paund për hekurudhën nga Vora në Han të Hotit. Ka lidhje me hekurudhën Tiranë-Prishtinë e cila do shtrihet dhe me vendet e rajonit', thotë Krashi.

Sa i përket lavdrimeve të Cameron për kryeministrin Rama, përfaqësuesi i PD-së Indrit Sefa thotë se nuk kanë rëndësi, pasi rëndësi ka partneriteti me Britaninë.

'Lavdrimet që i bëjnë Ramës nuk kanë pikë rëndësie, për sa kohë marrëdhëniet bilaterale me partnerët janë të rëndësishme. Zoti Cameron ka qenë kryeministër dhe ka patur marrëdhënie të shkëlqyer me qeverinë britanike. Vjen si promotor i hapësirës shqiptare, ka mbështetur Kosovën. Pozitive ndikimi i Anglisë në vendin tonë. Nuk mund të jemi kritik me një partner të shtetit shqiptar.

Ka marrë politika për të fuqizuar shtetin shqiptar. Sunak ishte i hapur edhe për marrëveshjen e Shqipërisë me emigrantët. Dhe një vizitë për luftën e dy shteteve ndaj krimit të organizuar. Është shqetësim për Mbretërinë e Bashkuar. Shqipëria do të bëjë më shumë. Marrëdhëniet personale në këto nivele nuk kanë rëndësi. Në këto nivele ka marrëdhënie insititucionale', shprehet Sefa.

Sakaq, analisti Plator Nesturi thekson se ka një riaktivizim të Britanisë në punët e Ballkanit dhe kjo është në favor të Shqipërisë dhe Kosovës.

'Që ka një dakordësi të të dyja vendeve si SHBA dhe Britania për këtë koordinuar veprimet e tyre, është shprehur shqetësimi për atë që po ndodh në Ballkan. Me lëvizjet e reja në rajon, fokusohet më mirë Shqipëria dhe kryeministri Rama. Kanë ndodhur disa zhvillime që kanë troshitur disa problematika. Ndryshimet dhe raportet e ndryshme në Mal të Zi. Kosova që realisht është në fokusin e interesave britanike. Ka pasur qëndrime të ashpra si për të dënuar politikat e Serbisë por edhe në mbështetje të Kosovës.

Duke pasur një riaktivizim të Britanisë në Ballkan, Shqipëria merr një vëmendje shumë të madhe, si vendi që ka stabilitet më të madh, më i shprehur pro aleancës perëndimore dhe Rama ka koordinuar qëndrimet e tij. Jo rastësisht edhe porti i Durrësit dhe hekurudha janë elementë ndikues për atë çka ndodh në Ballkan. Vetëafrimi i Britanisë tregon një interes më të shtuar për të qenë edhe vetë më e pranishme. Për të pasur edhe një bazë ushtarake të NATO-s në Durrës. Edhe hekurudha bëhet në këtë gjë', thekson Nesturi.

Kreu i LRE, Arian Galdini nënvizon se shqiptarët duhet të jenë të kënaqur kur kanë pranë britanikët dhe SHBA-në.

'Është hera e parë që do them vetëm fjalë të mira. Mesa e njoh unë politikën britanike dhe partinë koservatore. Ky zotëria është profil kryeministri. Ka ardhur realisht Britania e Madhe. Këtu nuk duhet të shohim Edi Ramën në këtë pikturë. Është hera e parë që Rama ka një vizitë bilaterale të këtij niveli. Ka ardhur Erdogan këtu 274 herë dhe ku janë investimet.

Ka ardhur Merkel 754 herë, ku janë investimet. Ka ardhur motra Meloni, ku janë investimet? Zoti Cameron ka ardhur me një paketë të qartë investimesh. Jo vetëm hekurudha. Do bëhet arteria e dytë më e rëndësishme. Besoj se britanikët që nga kohët e Ali Pashë Tepelenës kanë qenë mbrojtësit themeltarë të çështjes sonë. Duhet të jemi të kënaqur që zoti Cameron është bërë fytyra e kësaj ardhjeje britanike. Ku janë britanikët dhe amerikanët, shqiptarët duhet të buzëqeshin. Rama e ka ëndërr sekrete të kandidojë me Argita Berishën për Partinë Demokratike', tha Galdini.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:48
Non-gratat britanike/ Krashi: Berisha pagoi një nga firmat më të shtrenjta në Angli! Nesturi: Hekurudha mesa duket do kalojë nga vilat e Lalëzit

 

Repolitix u diskutua edhe për reagimin britanik në lidhje me politikanët non grata nga Shqipëria. Sipas deputetit të PS-së Lavdrim Krashi, Berisha ka paguar një nga firmat më të shtrenjta në Angli për mbrojtjen për non gratën.

Ndërsa Indrit Sefa thotë se duhen parë politikanët që nuk kanë vajtur në Britani këto dy vite, pasi mund të jenë non grata.

Krashi: Firma që ka gjetur Berisha është nga më të shtrenjtat. Britania e Madhe ka shpallur non grata një person që ata janë të bindur se është përfshirë në korrupsion aktiv. Britania këtu i drejtohet vetëm personit.

Nesturi: Ky njoftim do thotë që gjurma e hekurudhës do kaloj afër Lalëzit do prishi edhe ato vilat. Është hapje rruge. Duhen demontuar shumë nga këta aktorë. Ke Gjiri i Lalëzit nuk është vetëm zoti Berisha.

Sefa: Mjafton të bëjmë një analizë. Kushdo që nuk ka vajtur në Angli dy vitet e fundit duhet parë me dyshim. Basha ka qenë. Ka qenë në 2023. Kjo ishte pjesa publike e reagimit të Homme Office. Ka dhe një pjesë tjetër që nuk publikohet.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Keci: 23/05/2024 00:45

    Komentet se britania na ka mbështetur si shqiptarë është të fluturosh me pras në su*ë. Mos u nxitoni bre anal - istë me kokluzione. Majft të kujtoni fjalën e bixhozcinjeve të viteve të shkuara " t'a shohi zari" para se t'i gezoheni financimeve britanike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër