Ekskluzive/ Njeriu i Trump e shmangu, Berisha bëri çdo përpjekje për takim me Pompeon! Ekipet e sigurisë u pajisën me foton e tij, do e ndalonin nëse shfaqej ‘befasisht’ në korridoret e hotelit

Ekskluzive/ Njeriu i Trump e shmangu, Berisha bëri çdo përpjekje për takim me Pompeon! Ekipet e sigurisë u pajisën me foton e tij, do e ndalonin nëse shfaqej ‘befasisht’ në korridoret e hotelit

Mike Pompeo dhe Sali Berisha

Vizita e Mike Pompeo në Tiranë 2 ditë më parë duket se e ka mërzitur shumë Sali Berishën. Një prej njerëzve më të rëndësishëm të administratës së Trump nuk dënjoi ta takonte as 5 minuta dhe për këtë nuk akuzon dot as Sorosin. Mbështetësit e tij pretendojnë se kur të rikthehet në pushtet Donald Trump, do t’i heqin damkën e “non grata”-s. Por Berisha nuk e pranoi lehtësisht braktisjen e madhe edhe nga ata amerikanë që ai mendon se i ka aleat. 

Burime për Report TV pranë stafit të Mike Pompeo konfirmojnë se ka patur një përpjekje të ish-Kryeministrit Sali Berisha për të krijuar një takim me zotin Pompeo gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, madje dhe spontanisht në korridoret e hotel Mak-Albania (ish-Sheraton).

I njëjti burim konfirmon se ekipet e sigurisë janë njoftuar për këtë fakt dhe janë njohur me fotografinë e Berishës për të parandaluar prezencën e këtij personi në mjediset ku do të ndodhej zoti Pompeo.

Ish sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo mbërriti në vendin tonë mbrëmjen e së dielës në kuadër të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA. Në fjalën e tij, Pompeo tha se përkushtimi vijon njësoj dhe uron që miqësia të ketë edhe 100 vite të tjera. 

Mike Pompeo është një politikan i nivelit të lartë të republikanëve amerikanë, që përpara se të vijë Donald Trump President i SHBA-së. Por ai, u bë mjaft i rëndësishëm brenda kuadrit republikan, pikërisht kur Trump e emëroi Drejtor i CIA-s, pikërisht pasi sektori i inteligjencës u përplas me presidentin për çështjen e influencës ruse në zgjedhjet e 2016-s. Dhe fakti që ai e shmangu Sali Berishën i rrëzon këtij të fundit edhe teorine që mëton ta besojnë se shpallja e tij 'non grata' në SHBA është për shkak të lobimit të Ramës përmes Soros. I mërzitur Berisha i ndërsu edhe Evi Kokalarin që ta baltosë vizitën si “të paguar” dhe kjo tregon pastaj gjendjen e rëndë të situatës.

Në aktivitetin për 100-vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Partinë Demokratike e përfaqësoi Enkelejd Alibaj, i cili edhe ai ka pasur një mesazh për Sali Berishën që ka marrë godinën e partitë, edhe pse ende nuk ka një qëndrim të formës së prerë të gjykatës. Alibeaj tha se ka njerëz që duan t’i tregojnë rrugën Amerikës edhe pse vetë kanë humbur busullën dhe janë mbetje të mentalitetit komunist.

Gjatë vizitës, Pompou nderua nga Universiteti i Tiranës me titullin Honoris Causa për kontributin e dhënë në ruajtjen e paqes, ndërtimin e dialogut, garantimin e sigurisë dhe thellimin e marrëdhënieve diplomatike mes Amerikës dhe vendit tonë.

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës, pas përfundimit të ditës së zisë në Mayotte

Kryeministri Bayrou pritet të emërojë qeverinë e re të Francës, pas përfundimit të ditës së zisë në Mayotte