GREQI - Mesa duket vizita e kancelares gjermane gjatë ditës së martë ka ngjallur polemika në mediat greke dha rezidentët, lidhur me atë çka u arrit nga kjo vizitë.

Gazeta greke Kathimerini kishte publikuar një foto nga takimi midis Angela Merkel dhe kryeministri Antonis Samaras, me titullin "Mbështetja e Merkel, një betejë me kohën" duke iu referuar kështu hapave që ende duhet të marrë Greqia si dhe implementimin e masave shtrënguese.

Por disa gazeta të tjera ishin më shumë skeptike. Në faqen e parë të Ta Nea, qëndronte një karikaturë e zonjës Merkel, ku shkruhej "Ajo erdhi, ajo pa, Ajo urdhëroi". Ndërsa shumë persona e panë vizitën e saj si simbolike.
"Ajo erdhi vetëm për show, për të treguar se po bën diçka, në mënyrë që tu mbyllë gojën njerëzve. Por në fund të fundit ajo nuk do të bëjë asgjë, ndërsa ne do të vazhdojmë të vuajmë për të paktën 10 vite të tjera. Ajo erdhi, në rregull, lek solli gjë ? Jo, ajo nuk bëri asgjë, " u shpreh një shofer kamioni.

Në tjetër person për agjencinë Reutters, u shpreh se do të duhet më shumë sesa një vizitë për të rregulluar ekonominë e Greqisë.
"Nuk besoj se një vizitë mund të ndihmojë, pasi shumë gjëra duhet të ndryshojnë si nga ana tyre ashtu dhe nga ana jonë."
Ndërkohë pas përleshjeve midis protestuesve dhe forcave të policisë, të cilët ditën e martë dolën në qendër të Athinës për të protestuar kundër masave shtrënguese, punonjësit e bashkisë sot ishin vënë në punë për të pastruar qytetin.

Sipas analistëve tregu është në pritje të vendimit që do të merret nga liderët Evropian si dhe nga raporti i Trojkës më datë 18 tetor.

(ed.ka/Gre.M/Shqiptarja.com)