Vizita e kryeministres italiane në Shqipëri, ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga çmimet e shtrenjta

Vizita e kryeministres italiane në Shqipëri, ironi në mediat italiane: Edhe Meloni iku në Shqipëri nga çmimet e shtrenjta

Ironitë e mediave italiane për Melonin

1692041567_twy.JPG

Kryeministrja italiane u prit këtë të hënë nga homologu i saj në Shqipëri Edi Rama në Vlorë. Ajo u shkëput nga pushimet e saj me familjen në një fermë në Puglia dhe erdhi me traget në portin e Vlorës.

Kjo vizitë ka marrë vëmendje edhe në mediat italiane, por më së shumti në rrjetet sociale. Mediat italiane ironizuan të parën e qeverisë me postimin ironik të pak ditëve më parë të Ramës i cili kishte krahasuar pushtimin e turistëve italianë në Shqipëri me zbarkimet e emigrantëve shqiptarë në vitin 1991.

Këtu kanë lindur edhe memet, si ajo që kryeministrja i drejtohet partnerit të saj në plazh: «Njëqind euro për një çadër dhe dy shezllone? Giambru çoje b*thën dhe le të shkojmë në Shqipëri”


Lajmi kryesor:

Kryeministrja italiane mbërrin në Vlorë me traget, pritet nga Rama, takim në rezidencën qeveritare! Meloni 'u arratis' nga Puglia për pushime me familjen


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës, gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar