1653997730_1251837.jpg

Vizita në Beograd e ministrit të jashtëm rus Serghiei Lavrov, e planifikuar për 6 dhe 7 qershor, është e pasigurt pasi Moska ka konfirmuar ndalimin e fluturimit të avionit të ministrit nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. 

Agjencia serbe Tanjug raportoi në mbrëmje se Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar ndalimin e fluturimeve mbi të tre vendet. 

"Këto raporte janë të vërteta," tha një burim i ministrisë i cituar nga agjencia, e cila, megjithatë, nuk specifikoi nëse vizita e Lavrov në Beograd ishte anuluar


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Vijojnë bombardimet në Kharkiv! Zelensky viziton ushtarët në Zaporizhzhia! Papa thirrje krerëve të qeverive: Ju lutem, mos e çoni njerëzimin në shkatërrim