Vizita e Merkel në Tiranë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare për Report Tv: Tregoi përkushtim e saj në rajon! Procesi i Berlinit e bëri Ballkanin pjesë e tryezave në Bruksel

Studiuesi Ardian Haçkaj, Drejtor i Hulumtimit dhe Koordinator i Tirana Connectivity Forum, e konsideroi vizitën e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë si përkushtimin e saj personal por dhe të Gjermanisë për rajonin e Ballkanit. Në një intervistë për Report Tv, Haçkaj tha se fakti që Ballkani u bë pjesë për herë të parë e tryezave në Bruksel ndodhi fal investimit të Merkel dhe incimit nga ana e saj e procesit të Berlinit.

Kjo tha studiuesi është gjëja më e rëndësishme për rajoni se çdo lloj lobimi tjetër. Për vizitën përmbyllëse të Merkel në rajon që e zhvilloi në Tiranë, Haçkaj tha se tregoi qartë se edhe me largimin e saj nga politika, Gjermania do të ndjekë një politikë të ngjashme me rajonin dhe nuk do e braktisë atë.

"Nga ana jonë e shikojmë vizitën si përkushtim dhe me rëndësi të madhe reale dhe simbolike për sa i përket rajonit dhe përkushtimit të saj personal dhe Gjermanisë ndaj rajonit dhe vazhdimësinë e politikës gjermane në rajon pas largimit të kancelares. Merkel tregoi se e njeh mirë situatën në rajon dhe sapo zbriti nga avioni në Tiranë u takua fillimisht me shoqërinë civile nga i gjithë rajoni. Procesi i Berlinit nuk ka pasur buxhet që të financonte projekte, as sekretariat që të bënte punë bashkëlidhëse mes vendeve dhe as rregullore të brendshme dhe kontekst ligjo, por është një platformë që mbledh liderët e vendeve të rajonit të koordinojnë projektet e tyre. Kjo nisi në korrik të 2014 pas deklaratës se nuk do kishte me zgjerim për BE deri në 2025 dhe kjo u konsiderua si e keqja më e madhe që mund t'i vinte rajonit në atë kohë dhe u konsideruar se BE nuk kishte më e interesuar se çfarë do të ndodhte me rajonin. Kryesorja është se kancelarja i tha BE-së se Ballkani është me ne dhe unë do kujdesem personalisht me atë punë. Fakti që Ballkani u bë pjesë e tryezave të Brukselit kjo është shumë më e rëndësishme me çdo lloj lobimi tjetër", tha Haçkaj.

Për sa i përket nismës 'Ballkani i Hapur', Haçkaj e cilësoi si një nisëm të mirëpritur dhe me vizion pozitiv, por që nuk e zëvendëson procesin e Berlinit.

"Në vlerësimin tonë si instituti i specializuar për procesin e Berlinit, nisma Ballkani i Hapur nuk e zëvendëson procesin e Berlinit, pasi nisme të tilla që janë të mirëpritura janë shprehje e një vizioni që disa liderë në Ballkan kanë për të ecur para për një bashkëpunim më të ngushtë dhe intensiv në disa sfera të caktuara. Ballkan i Hapur është një vizion pozitiv, por nuk e zëvendëson procesin e Berlinit", tha Haçkaj.

Kancelarja gjermane Angela Merkel zgjodhi Tiranën për të dhënë 'mesazhet e lamtumirës' vetëm pak ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të vendin e saj, pas të cilave ajo ka deklaruar largimin pas 16 vitesh në krye të Gjermanisë, e konsideruar si shteti 'lokomotiv' për BE.  Merkel së bashku me Kryeministrin Rama ajo e konsideroi Procesin e Berlinit si gur themeli për nisjen e komunikimit jo vetëm mes Shqipërisë dhe Serbisë, por të gjithë rajonin që të shohë drejt së ardhmes.

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja