Vizita e Mitsotakis në Himarë, Kocaqi: Bëri shantazh ndaj qeverisë shqiptare! Pretendimet e Athinës për minoritet grek rrezikojnë vazhdimësinë kombëtare

Mesazhet e kryeministrit grek gjatë vizitës në Himarë, historiania Elena Kocaqi i ka cilësuar si formë shantazhi ndaj qeverisë shqiptare. Në një intervistë për Report Tv tha se Himara është tokë shqiptare dhe nuk ka minoritet grek. Sipas saj, nuk mund të konsiderohet pakicë kombëtare në Himarë vetëm nga fakti që banorët flasin greqisht.

“Vizita e një kryeministri të një vendi fqinj është e mirëpritur në Shqipëri se kemi marrëdhënie të mira. Fakti që shkohet në Himarë kur nuk ka minoritet grek ose fakti që thuhet që Shqipëria duhet të ndjekë rrugën europiane është si formë shantazhi që më lër dorë të lirë të bëj çfarë të dua që futesh në atë rrugë. Himara është një vend i cili ka qenë historikisht shqiptar, pra nuk kemi të dhëna për minoritet dhe aty ku pretendohet se ka minoritet pra zona në drejtim të Kakavijës, më parë nuk ka pasur minoritet.

Minoriteti del me krijimin e shtetit grek që kërkohet në rajonin e Epirit të Shqipërisë të cilat në fakt nuk janë aspak korrekte nga pikëpamja historike. Edhe unë flas gjuhën greke, por kur flet gjuhën greke nuk do të thotë se je grek. Në kohën e Perandorisë Osmane lejoheshin vetëm gjuhët e fesë. Ortodoksët mësonin këtë gjuhë, katolikët latinishten, myslimanët turqisht apo arabisht. Pra nuk ka qenë shkollimi në gjuhën shqipe dhe për këtë arsye kemi këto element që kanë qenë të lidhura me fenë”, tha Kocaqi në një intervistë për ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj.

Kocaqi shtoi se politika në Athinë kërkon të shtrijë minoritet edhe atje ku nuk ka. Sipas saj, pretendimet e qeverisë greke janë qesharake dhe të rrezikshme për vazhdimësinë kombëtare të Shqipërisë.

“Athina kërkon të shtrijë minoritet dhe atje ku nuk ka, sa më thellë në zonat shqiptare për të përfshirë thuajse gjithë atë që quhet zona e Epirit, e cila për ta mbaron në Vlorë. Pasi mbarojnë në minoritet në Himarë, do shkojnë në Vlorë derisa të vijnë në Tiranë e të dalin në Kosovë. Pretendimet e tyre janë deri diku qesharake por të rrezikshme për vazhdimësinë tonë kombëtare”, tha Kocaqi.

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u prit dje në Himarë dhe Derviçan nga minoriteti grek në Shqipëri, ku ka premtuar përmbushje të të drejtave të pakicës kombëtare në vendin tonë. Po ashtu shprehu mbështetje ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë dhe garantoi se do të jetë zë i brendshëm për anëtarësimin në BE. Nuk munguan mesazhet e bashkëpunimit as nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se minoriteti është ura lidhëse në marrëdhëniet mes 2 vendeve.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sndj: 23/12/2022 21:24

    Shantazhi ndaj qeverise Shqiptare dhe kombit Shqiptar lejohet dhe mundesohet nga qeveria Rama si dhe nga bemat e Berishes! Rame tradhtari e mbyll gojen kur duhet folur dhe flet kur duhet heshtur. Edhe kur flet, flet jashte thelbit te bisedes dhe e dergon vemendjen ne drejtim te panjohur dhe te paditur! Greqia mund te pretendoje cfare te doje, eshte qeveria Shqiptare ajo qe nuk reagon dhe nuk i kundervihet! Bq-ret grek humben Aleksandrin e Madh. Eshte tashme provuar qe Aleksandri ishte Ilir. Pse hesht qeveria dhe akademia e shkencave Shqiptare? Pse nuk pretendon Shqiperia trojet e Maqedonise se lashte? Pse nuk kerkon qeveria Shqiptare demshperblim per demin kulturor qe i kashkaktuar Greqia Shqiperise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë