Vizita e Papës, Beqaj: Shërbimi
shëndetësor i garantuar, ja masat

Vizita e Papës, Beqaj: Shërbimi<br />shëndetësor i garantuar, ja masat
TIRANE - Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka siguruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e vizitës së Papa Françeskut ditën e nesërme. Duke folur nga sheshin “Nënë Tereza”, ministri Beqaj, theksoi se puna për përcaktimin e masave kanë filluar që para 2 muajsh, dhe janë kryer në bashkëpunim me Papatin.
 
“Në fakt për ne është një punë e filluar prej 2 muajsh që me kontaktet që ministria vendosi në muajin korrik me Papatin, për të garantuar shërbim shëndetësor të mundshëm. Përcaktuam masat, dhe sot janë të garantuara. Prej 3 javësh kemi planin e plotë me shërbimet spitalore, si dhe urgjencat përkatëse. Janë marrë masat për mbarëvajtjen e ditës së nesërme.” theksoi Ministri
 
Beqaj tha se janë 12 autoambulanca që do të jenë në gadishmëri, ndërsa përgjatë bulevardit janë ngritur edhe qendra shëndetësore si dhe do të ketë edhe çadra me vullnetarë që do t’u vijnë në ndihmë vizitorëve të shumtë që priten ditën e nesërme.
 
“Brenda qendrës së medias është një qendër shëndetësore, do të ketë përgjatë bulevardit, çadra për të dhënë ujë të pijshëm. Janë 12 autoambulaca në gadishmëri, janë bërë publike edhe ku janë të vendosura. Kemi edhe grupe me vullnetarë për të shpërndarë ujë apo ndonjë ndihmë tjetër.” tha Beqaj

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024