TIRANE - Gjatë vizitës së Papa Françeskut në sheshin “Nënë Tereza” vullnetaret dhe grupet mjekësore iu erdhën në ndihmë 173 personave, dy nga të cilët femijë dhe vetëm një person në gjendje të renë.
Një ditë pas vizitës së Atit të Shenjtë, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja falenderoi të gjitha grupet mjekësore që shërbyen në shesh dhe iu erdhën në ndihmë gjithë qytetarëve.
“Falenderoj në mënyrë të drejtpërdrejtë kontributin e vyer që dhatë dje për të siguruar një mbarëvajtje të mirë dhe siç rezultoi jashtëzakonisht e suksesshme, qendrën e emergjencave, fondacionin zviceran për inovacion, pa dyshim kryqin e kuq, autoritetin shëndetësor rajonal të Tiranë, edhe për ndihmën bujare të 6 kompanive shqiptare që iu përgjigjën kërkesës tonë për të na furnizuar me ujë të pijshëm.
Për të përballuar evente të tilla të mëdha, Beqja deklaroi se duhet të zhvillohen më shumë kompetencat mjekësore. Sipas tij Ministria e Shëndetësisë është në rrugën e duhur pasi vitin e ardhshëm pritet të ngrihet Sherbimi Kombëtar i Urgjencës.
“Nga viti i ardhshëm urgjenca mjekësore është një program më vete buxhetor në buxhetin e shëndetësisë. Ne kemi filluar nga puna për procedurat e prokurimit për një helikopter të ri në sistemin tonë të njësisë së helikopterëve, për autoambulancat dhe për projekt dizajnin e godinës ku do të jetë qendra kombëtare e urgjencës. Ngritja e këshillit kombëtar të urgjencës mjekësore që është një nga angazhimet kryesore te programit të qeverisë në fushën e shëndetësisë të jetë operativ në fillim të vitit 2016.” tha ai
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20%
Vota total: 894
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39