Vizita e Papës,çelet ekspozita ‘Besim’
Rama: Të ruajmë harmoninë fetare

Vizita e Papës,çelet ekspozita ‘Besim’<br />Rama: Të ruajmë harmoninë fetare
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Ekspozitës ‘BESIM’ e hapur në vigjilje të vizitës së Papa Françeskut.
 
Gjatë fjalës së tij, Rama shprehu domosdoshmërinë e ruajtjes së harmonisë fetare duke shtuar se kjo është një nga arsyet që shtynë Atin e Shenjtë të nisë vizitën e tij në evropë nga Tirana.
 
“Të ruajmë si dritën e syve harmoninë fetare. Ardhja në Shqipëri e një lideri shpirtëror, mrekulli e rrallë. Mes shqiptarëve nuk ka ndasi fetare,  myslimanë e të krishterë që besojnë te e ardhmja evropiane. Kjo e bën Shqipërinë të jetë shumë të rëndësishëm për Papën. Duke e nisur udhëtimin e tij në Evropa jo nga Brukseli i Pasur, por nga Tirana e Varfër”- tha kryeministri Edi Rama
 
Më tej Rama foli për kërcënimin që vjen nga terroristët e ISIS, duke kërkuar që Evropa t’i kundërvihet atyre që kërcënojnë botën. Fjala e kryeministrit Rama në ceremoninë e hapjes së ekspozitës “Besim"
 
“Evropa demokratike duhet t’i kundërvihet atyre që kërcënojnë botën. Sado i dobët apo i varfër të jetë rajoni, të mos ndjejë largësinë nga Evropa.”-shtoi Rama.
 
Në përfundim të fjalës së tij Rama kërkoi që Shqiptaret duhet të respektohen për paqen në Ballkan dhe jo të paragjykohen si mysliman.  Gjithashtu ai rikujtoi faktin se Shqipëria i ka dhënë Kishës Katolike 40 martirë.
 
“Shqiptarët nuk duhet të paragjykohen se i lutet Allahut në një vend ku Bajrami e Krishtlindjen festohen nga të gjithë”-tha Rama.
 
Materiali fotografik dhe filmik i mundësuar nga komunitetet fetare është kuruar nga kuratorët me përvojë artistike Edi Hila dhe Zef Paci. Për realizimin e kësaj ekspozite kanë dhënë ndihmesën e tyre Muzeu Historik Kombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shtetit, Fototeka Marubi, Arkiva e RTSH, Qendra Mbarëkombëtare e Koleksionistëve Shqiptarë, Studio Nenshati, Shkodër, etj.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti

Akuzat ndaj kryeministrit Rama dhe familjarëve të tij, Kulluri për deklaratën e Ivi Kasos: PD ka hyrë në një cikël idiotësie dhe imoraliteti