SHKODER - Edhe në qytetin e Shkodres kanë nisur përgatitjet për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri me 21 Shtator.

Në metropolin verior prej ditësh për të gjithë qytetarët që duan t’i bashkohen kësaj pritje të Atit të Shenjtë në Tiranë, kanë nisur të shiten bluza me fotot e Papa Franceskut). Në to mbizotërojnë mbishkrimet “Mirësevjen Papa Françesku”, “Është papa jonë” etj, ndërsa nuk mungon elementi i Shqiponjës dhe ngjyrat kuq e zi. 

Duket se ky është një nga detajet e para, pasi deri me 21 shtator do të jenë edhe shumë elementë të tjerë që do të tentojnë t’i japin sa më shumë ngjyra e karakteristika nga Shqipëria, kësaj vizite të Papës në vendin tonë.

bluza me papen
bluza me papen

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)