DURRËS - Në kuadër të aktiviteteve me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, nga e cila na ndajnë edhe katër ditë në kishën “Shën Luçia” të Durrësit çeli siparin seria e koncerteve artistike në vigjilje të kësaj vizitë.
“Waiting for Pape” është një iniciativë e përbashkët e Kishës Katolike dhe Bibliotekës kombëtare që do të finalizohet me mbajtjen e koncerte në katedralet e Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.
Kisha “Shën Lucia” e Qytetit bregdetar ishte ndalesa e parë e organizatorëve, teksa besimtar të shumtë ishin pjesëmarrës në këtë koncert, ku do të ketë lexime dhe recitime të materialeve poetike nga autorë me profil religjioz.
Nën dirigjimin e Edmond Dokos, këngëtaret Marjan Leka dhe Vikena Kamenica sollën për publikun pjesë të përzgjedhura të këtyre autorëve.
“Ndihmo me to të gjithë që dëshiron dhe i duhen duart e mija, o zot, po ti jap duart e mija tani, që ta kalosh këtë ditë që ta kalosh këtë ditë. Duhen këmbët e mija, shko tek ai që pret e pret ti vij një mik o zot"- tha Dritan Boriçi
Sakaq gjatë koncertit pjesë nga librat e autorëve me profil religjoz erdhën për artdashësit nën interpretimin e aktorëve Marjet Larja, Dritan Boriçi dhe Sokol Angjeli.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO