Një fond prej 44 milionë e 729 mijë lekësh do të përdoret për rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombëtar. Me këtë fond do të zhvillohen ndërhyrje restauruese, që janë parashikuar në mënyrë të veçantë në VKM-në që ka dalë me rastin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri më 21 shtator.