TIRANE- Që prej mëngjesit të djeshëm, Policia e Shtetit ka kaluar në gadishmëri, ndërsa efektivët e policisë kanë kaluar në shërbime të përforcuara. Për të parandaluar importimin e ndonjë elementi keqbërës nga jashtë Shqipërisë, kontrollet në doganat e Morinit me Kosovës, ata me Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë janë shtuar.
Vizita e Papa Françeskut në Tiranë sot, pritet të sjellë në kryeqytet një numër të lartë njerëzish të cilët do të vijnë për të parë nga afër Atin e Shenjtë. Gjatë ditës së djeshme është shënuar një fluks i lartë lëvizjesh në pikat e kalimit kufitar në vend sidomos me Kosovën. Kontrollet për mjetet apo personat janë shumëfishuar gjatë ditës së djeshme në doganën e Morinës duke krijuar edhe rradhë të gjata hyrëse për në Shqipëri.
Kontrolli në dogana
Nga mëngjesi i djeshëm në pikën e kalimit kufitar të Morinës, numri i personave dhe makinave që hyjnë në Shqipëri është shumëfishuar. Për këtë qëllim dhe për të shmangur ndonjë ngjarje të pakëndshme gjatë vizitës së Papa Françeskut, Policia e Kukësit, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe shërbimet intelegjente të saj, ka kaluar në gadishmëri të lartë dhe në shërbim të përforcuar. Agjentë të shërbimeve të posaçme të Kosovës dhe Shqipërisë kanë zbarkuar në pikat e kalimit kufitar. Këtu policia e rendit dhe ajo kufitare po mbështetet edhe nga grupet e Forcave Speciale. Këto struktura janë vendosur për monitorimin edhe kontrollimin e vijës së parë dhe të dytë te kufirit me Kosovën.
Kontrollet në rrugë
Edhe patrulla të veçanta të Policisë Rrugore dhe grupe te gatshme te Policisë së Shtetit po patrullojnë në Rrugën e Kombit dhe po ushtrojnë kontrolle në postoblloqet e ngritura për këtë qëllim. Veç masave të marra në doganë, 60 forca policore të Policisë së Kukësit do të jenë në Tiranë si pjesë e forcave të policisë së shtetit të angazhuara me detyra konkrete për të siguruar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve të planifikuara. Edhe në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, janë shtuar masat dhe kontrollet, në kuadër të vizitës së Papa Françeskut.
Mësohet se shtimi i masave, ka ardhur si rezultat i një urdhri të lëshuar nga Drejtori i Policisë, në kuadër të planit të masave të sigurisë me rastin e ardhjes së Atit të Shenjtë. Burimet thanë se, janë shtuar kontrollet për çdo qytetar të huaj që futet në Shqipëri, ndërsa kontrolle të shumta po ushtrohen edhe në çdo automjet të dyshuar. Gjatë ditës së djeshme, kontrollet në doganat e Morinit me Kosovës, ata me Malin e Zi, Greqinë dhe Maqedoninë janë shtuar.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 21 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com