Skënderi, bëri të ditur sot se bashkia e kryeqytetit ka aprovuar fondin prej 50 mijë eurosh për altarin ku Ati i Shenjtë do të mbajë meshën e parashikuar. Siç theksoi Skënderi ky vendim vjen pas kërkesë së bërë nga Kisha Katolike e cila e ka të pamundur investimin e një shumë të tillë.
“Bashkia e Tiranës jo më larg se dje ka akodruar fondin prej 50 mijë eurosh për altarin që do të jetë atë ditë në Tiranë. Kjo është një kërkesë e Kishës Katolike e cila në pamundësi për ta financuar, i kërkoi bashkisë së Tiranës ta mundësonte këtë.” tha Skënderi
Restaurimi i sheshit “Nënë Tereza” vijon prej disa ditësh për të qenë gati në 21 shtator, Ditën Botërore të Paqes për të pritur Papa Françeskun. Po sot kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e pamjes se si do të shndërrohet sheshi dhe pamja që do të ketë mesha e posaçme që do të zhvillojë Ati i Shenjtë.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)