TIRANË - Deputeti i PDIU-së Tahir Muhedini, fton qytetarët të presin presidentin grek Karolos Papulias me protestë në mbështetje të kauzës çame. Në një postim në facebook Tahiri thotë se, protesta e organizuar nga shoqata Çamëria kundrejt vizitës së presidentit grek Karolos Papulias, është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30 minuta në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Presidencës.
Të hënën Presidenti Papulias do të pritet në një ceremoni zyrtare nga presidenti Bujar Nishani. Gjithashtu pas takimit kokë më kokë dhe mes dy delegacioneve do të zhvillohet dhe një konferencë për shtyp.
CFARË SHKRUAN MUHEDINI NË FACEBOOK
“Të dashur miq, dashamirës dhe mbështetës të kauzës Kombëtare Çame, ditën e hënë, datë 4 nëntor, ora 09:30 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Presidencës, Shoqata Çamëria zhvillon një protestë, kundrejt vizitës së presidentit grek Karolos Papulias. Ju ftoj të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj proteste. Faleminderit!”
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com