Mediat greke shkruajnë për vizitën e afërt të presidentit grek në Tiranë, pak kohë përpara se Karolos Papulias të lërë presidencën. “Tani që zoti Papulias është afër përfundimit të qëndrimit të tij në postin më të lartë të shtetit, do të vizitojë Shqipërinë, vizitë për të cilën nuk e dimë nëse do të jetë e fundit, apo çfarë do të nënshkruhet në të”, shkruhet te “Kathimerini”.
Megjithatë, sipas tij ka diçka kuptimplotë në këtë udhëtim. “Papulias ka një ndikim të madh në opinionin publik shqiptar; konsiderohet si një ndër grekët më të dashur në Shqipëri, që ka ndikuar në politikën e afrimit midis dy vendeve pas rënies së regjimit të Enver Hoxhës. Deri dhe në teorinë se kur ishte foshnjë, ai është ushqyer me gji nga një grua shqiptare, që tregohet me krenari nga shqiptarët për të theksuar lidhjet e tij me kombin e tyre", shkruan ajo.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com