Vizita e parë në Afganistan,
Berisha: Ju jemi mirënjohës

Vizita e parë në Afganistan, <br />Berisha: Ju jemi mirënjohës
AFGANISTAN - Kryeministri Berisha është kthyer në atdhe gjatë paradites së të djelës pas vizitës që i bëri trupave të Forcave të Armatosura Shqiptare në Afganistan, që operojnë në kuadër të misionit të NATO-s, ISAF. Në vizitën e tij të parë në Afganistan, kryeministri shoqërohej nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi.
Sipas njoftimit zyrtar në faqen online të qeverisë, kryeministri Berisha u takua me ushtarakët shqiptarë që janë me mision në Shtabin e ISAF dhe komandën rajonale në Kabul. Kryeministri vizitoi Bazën e Përparuar Operacionale në Spin Buldok në Kandahar, ku është vendosur edhe kontingjenti i Forcave Speciale Shqiptare “Eagle 4” dhe pati një takim shumë të përzemërt me efektivin e kompanisë “Eagle 4”. Në ditën e dytë, Kryeministri u takua me efektivin e kontingjentit të FARSH në Kamp Arena, në Herat.

Kryeministri u shprehu ushtarakëve tanë mirënjohjen më të thellë të tij, të qeverisë dhe popullit shqiptar për përfaqësimin me dinjitet të lartë të Shqipërisë, në përmbushjen e angazhimeve të saj në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe në mbështetje të popullit afgan.
Gjatë kësaj vizite, Kryeministri Berisha zhvilloi takime edhe përfaqësuesin civil më të lartë të NATO-s në Shtabin e ISAF, ambasadorin Simon Gass, me Komandantin e Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Asistencës, njëkohësisht Komandant i Forcave Amerikane në Afganistan, Gjeneral John Allen, komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore Gjeneral Brigade Luigi Chapperini, Zëvendëskomandantin e Komandës Rajonale Jugore Gjeneral Majorin Javier Cabeza.

Kryeministri Berisha falenderon me mirënjohje Komandën e NATO-s në Kabul, komandot e njësive të saj në Spin Buldok, Kandahar, Komandën e ISAF në Herat, qeverinë turke, Forcat e Armatosura të SHBA-së dhe Italisë për lehtësimet e jashtëzakonshme që krijuan në realizimin e plotë të kësaj vizite.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda