Nisur nga vizita e Presidentes së KE-së në Kosovë, Ursula Von der Leyen, Presidenti Bajram Begaj në një reagim në Tëitter ka nënvizuar mbështetjen e vendit tonë për Kosovën.

Begaj u shpreh se mes Kosovës dhe Serbisë negociatat duhet të përfundojnë në njohje reciproke.

 ‘Shqipëria mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën dhe thekson se negociatat mes # Kosovës dhe # Serbisë duhet të përfundojnë me njohje reciproke.’- shkruan kreu i shtetit.

vizitën e saj në Kosovë, Von der Leyen ka shprehur mbështetjen e plotë të BE-së për liberalizimin e vizave të Kosovës. Presidentja e Komisioni të BE-së thotë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se diskutimet për këtë çështje kanë ri filluar.

Von der Leyen ka mbërritur edhe në Tiranë ditën e sotme ku tha se 80 milionë euro do t’i japë Bashkimi Europian, Shqipërisë në formën  e granteve për t’u përballur me krizën energjetike.  Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama, në Tiranë tha se kjo nuk do të jetë ndihma e vetme, pasi do të ketë fonde të tjera që shkojnë 500 mln euro për të gjithë rajonin për të investuar në infrastrukturën energjetik, pjesë e së cilës do të jetë edhe vendin ynë.