Vizita e Ramës në Athinë, gazetari Muça: Emigrantët e panë si festë, iu dha një fije shprese! Analisti Kapri: Ishte për interesat e tij

Gazetari Flogert Muça i ftuar në emisionin "5 pyetjet" nga Ilir Babaramo në Report Tv u shpreh se takimi  kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë pasi ndjenja patriotizmi dhe u trajtua si festë.

"Pra ndryshe nga ç’mund ta perceptosh nga mediat, kur je në terren që mund të kuptosh arsyet dhe emocionet e njerëzve. Dhe ajo që kuptova që ata kishin një lloj ndjenje krenarie jo për Ramën.Kushdo që të ishte prej politikanëve do ndiheshin njësoj. Pra impresioni ishte një çlirim që ata kishin që kryeministri shkoi qau hallet iu dha një fije shprese, dikush i begenisi. Gjithë njerëzit aty e panë si festë, ku nuk ishte as partia dëgjonin hallet e tyre. Kur zbritëm në aeroport kishte forca policia, po ashtu dhe në stadium kishin forca të armatosura. Brenda kishte forcat e policisë shqiptare", tha Muça.

Ndërsa gazetari Lavdrim Lita shprehet se Rama shkoi duarbosh dhe iku duarbosh për diasporën pasi nuk iu garantoi as të drejtën e votës.

“Unë do merrem pak me fjalimin pasi tha nuk kemi asnjë pretendim ndaj Greqisë, ne kemi shumë pretendime pronat e Çamërisë, bregdeti dhe ligji i luftës. Nuk mu duk shumë serioze kjo. Gjithsesi të shkosh të bësh me miting me flamuj do të thotë që ta lejosh dhe në Shqipëri këtë gjë të bëhet nga grekët. Mandatin e tij të parë ai kishte një ministri pastaj në agjenci dhe tani një fjalim. Për diasporën ai shkoi me duar bosh dhe iku me duar bosh, ai nuk iu jep as votën janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë atëherë” u shpreh Lita.

Analisti Erald Kapri deklaroi se ky takim u realizua në interesin e Ramës.

“E gjitha është vetëm për interes të Ramës i cili kërkon ti veshi vetes një aurë madhështie. Ai po e shikon këtë si  mundësi dhe përdor emigrantët shqiptarë të cilët kudo ku jetojnë janë jetim. Rama ka 11 vjet në pushtet, çfarë bilanci ka zoti Rama, ai tha nuk kemi pretendime me Greqinë, ne me Greqinë kemi shumë çështje. Dhe çështjen çame nuk e përmendi, ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm zoti Rama ka pasur shanset më të mëdha për marrëdhënine Shqipëri-Greqi” u shpreh Kapri.

Gjatë emisionit nuk munguan debatet mes Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri dhe gazetarit Muça i cili u shpreh se arrestimi i kryetarit të zgjedhur të Himarës ishte arsyeja që marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë u prishën. Ndërkohë që Kulluri ndau një tjetër mendim.

"Arrestimi i Belerit u quajt politik o Kullur", tha Muça. 

"Ti bën sikur nuk kupton", shtoi mes të tjerash Kulluri.

Një tjetër qasje për vizitën e Ramës në Athinë ka pasur ish nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari.

"Rama ka dashur të shfokusojë vëmendjen nga situata e brendshme. Me këtë lloj spostimi të opinionit publik Rama ka dashur ta çojë vëmendjen te emigrantët dhe se gjoja po merret me problemet e tyre kur është ky përgjegjës për ikjen e tyre", shtoi ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë