Vizita e Thaçit në Vatikan tmerron
​Serbinë: Do t’u kërkojë njohjen

Vizita e Thaçit në Vatikan tmerron<br />​Serbinë: Do t’u kërkojë njohjen
Mediat në Serbi, të kontrolluara nga shteti janë ‘’tmerruar’’ nga vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Vatikan, i cili sot pritet në një audiencë private nga Papa Françesku.
 
“Shefi i shtetit të rremë sot në Vatikan”, është titulli i gazetës “Blic”. Kjo gazetë shkruan se Thaçi në takim me Papën do të kërkojë njohjen nga Vatikani dhe kësisoj të ndryshojë qëndrimin e vet në lidhje me pavarësinë e Kosovës shkruan gazeta.
 
Mediat në Serbi janë alarmuar edhe për faktin që Thaçi pas Papës, për herë të tretë do të qëndrojë në Uashington. Raportohet se nga Roma, Thaçi do të vijojë udhëtimin në Uashington, për tu takuar me zëvendës presidentin amerikan , për ti kërkuar që SHBA të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
 
 Megjithatë, shefi i diplomacisë Vlladisllav Jovanoviq është përpjekur të zbusë këto alarmime për serbët duke thënë se vizitat dhe takimet e Thaçit nuk do ta përmirësojnë situatën e Kosovës. Në takimin e sotëm me Papa Françeskun, Presidenti Thaçi, do t’i shprehë falënderimet për mbështetjen që i ka dhënë popullit të Kosovës, në periudha të ndryshme, si dhe për rolin e tij në promovimin e paqes.

Redaksia Online
A.J Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Dilni nga zona juaj e rehatisë... Çfarë thonë yjet për ju sot