Vizita, fëmijët jetimë që presin
Papën në vendin mysliman

Komuna Bubq në Fushë-Krujë është i vetmi vend jashtë Tiranës që shkel Ati i Shenjtë Papa Françesku gjatë vizitës apostolike në vendin tonë më 21 shtator.

Vizita nuk lidhet fort me fshatin se sa me një realitet tjetër që është krijuar aty nga shoqata dhe jetimorja “Betania”. Në fakt kjo e fundit nuk ishte fort e dëgjuar deri kur ne fund te korrikut, kur u zbardh axhenda e Papes dhe u mësua vizita në këtë qendër bamirësie.
 
riviera

Grupi i xhirimit te A1 Report udhëtoi drejt Bubqit për të mësuar më shumë rreth asaj që mund ta ketë shtyrë Atin e Shenjtë të kërkojë të ndalet për një orë në këtë vend gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, e para edhe në Ballkan.
 
Ne mesazhin e tij te 15 qershorit Papa tha se zgjodha Shqipërinë si vend i vuajtur ish-komunist.

“Dua t’ju kumtoj që, duke pranuar ftesën e Ipeshkëvinjëve dhe Autoriteteve civile shqiptare, dëshiroj të shkoj në Tiranë me datë 21 shtator 2014. Me këtë udhëtim të shkurtër dëshiroj të përforcoj në besim Kishën në Shqipëri e të dëshmoj inkurajimin dhe dashurinë time ndaj një vendi që ka vuajtur gjatë pasojat e një ideologjie të së kaluarës”-mesazhi i Papës.
 
papa

21 shtatori do te jete një ditë e ngjeshur me takime dhe do të kulmojë me meshën e shenjtë në sheshin Nënë Tereza në orën 11:00. Por fokusi ynë sot është vizita në jetimoren “Betania”. Papa Françesku do të niset drejt Fushë-Krujës, ku do të qëndrojë nga ora 18:30-19:30.
 
Duke përshkuar itinerarin nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Rruga e Durrësit, autostrada dhe Rinasi. Ndërsa nga aty deri në Bubq janë 10 km rrugë, një segment i shkurtër i së cilës po asfaltohet aktualisht me fondet e qeverisë.
 
Siç shihet ky fshat është fare pranë aeroportit, çka do të thotë se edhe afërsia mund ketë ndikuar në vendimin e arqipeshkëve për të përcaktuar këtë vizite jashtë Tirane, në axhendën e Papës, por jo vetëm.
 
riviera

Vazhdojmë rrugën drejt Bubqit, fshatin e gjetëm në rutinën e përditshme, tokat kryesisht të mbjella dhe shtëpitë kryesisht ndërtime të reja.
 
Mbërrijmë në komunë për të mësuar më shumë rreth vendit që do të vizitohet nga Papa, por fatkeqësisht nuk gjejmë asnjë nga drejtuesit.
 
I kontaktuar në telefon kryekomunari Qemal Daçi u shpreh se nuk ka asgjë për të thënë pasi, komuna nuk merr pjesë në përgatitjet për mikpritjen e Papës.
 
Ndërsa gjendja civile e komunës na ndihmon me disa të dhëna të rëndësishme për të mësuar diçka më shumë rreth kësaj zone.
 
Komuna Bubq ka një popullsi prej 8 390 banorësh e shtrirë në 7 fshatra. Pjesa më e madhe e popullsisë është myslimane, dhënë ndryshe 5450 myslimanë dhe 3940 katolikë. Pikërisht fshati ku ndodhemi Bubqi ka vetëm 100 të krishterë.
 
A është vizita e Papës edhe një mesazh bashkimi? Për këtë na jep përgjigje dom Francseko Guarnati të cilin e gjetëm në krye të punëve në shoqatën “Betania” ku ndodhet edhe jetimorja me të njëjtin emër.
 
riviera

Kur mbërrin në qendrën rezidenciale të femijëve “Betania” kupton se jo vetëm distanca e afërt me Rinasin dhe përkatësia multifetare e zonës ka ndikuar në vizitën e Papës.
 
Është puna e misionarëve dhe priftërinjve, kryesisht italiane që kanë bërë ketë qendër unike. Këtu u shërbehet çdo ditë 70 fëmijëve të mbetur jetim, të keqtrajtuar apo nga familje të varfra.
 
Vetë misionarët i thonë “fshati Betania” dhe në fakt është një minifshat ku përshihet konvikti, qendra e edukimit, këndi lojërave, mensës dhe sigurisht nuk mungon kisha me emrin e Shna Nojt e ndërtuar pak vite më parë me një strukturë krejt të veçantë, frymëzuar nga kishat veneciane.
 
Janë të paktë besimtarët praktikantë të kësaj zone që kryejnë sakramentet apo shkojnë në meshë rregullisht, siç thotë dom Francesko “shqiptarët shkojnë në kishë vetëm për pashkë dhe krishtlindje” deri diku e kuptueshme për një vend si Shqipëria ku për 50 vite komunizëm nuk u lejua feja.
 
riviera

Por çfarë përfaqëson “Betania”, qendra që u zgjodh me ndikimin e Arqipeshkvit të Dioqezës së Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita për të hyrë në axhendën e vizitës së Papës, duke përmbushur edhe vetë dëshirën e Atit të Shenjtë për të prekur nga afër realitetin njerëzor gjatë kësaj vizite.
 
Fëmijët që gjetëm në qendër në këto ditë të nxehta gushti janë të paktë. Pjesa më e madhe e tyre kanë shkuar për pushime pranë të afërmve. Majlinda, një vajzë 14 vjecare nga Velipoja na tregon për jetën në këtë qendër ku ka mbërritur që 4 vjece bashkë me vëllanë më të rritur.
 
riviera

Fëmijët e qendrës janë kryesisht nga qytete e fshatra nga Shqipëria e mesme dhe nga veriu, gjysma katolike dhe gjysma myslimane. Ata shprehen të lumtur se do të takojnë Papa Franceskun. Prifti që mban edhe emrin e Papës, Francesko, misionarët e qendrës dhe vetë fëmijët janë duke punuar fort për organizimin e ceremonisë.
 
Përpos fëmijëve të jetimores “Betania” në ceremoni do të marrin pjesë edhe fëmijë nga rrethe të tjera të vendit që rriten nën kujdesin e misionarëve të krishterë.
 
Ne e lëmë qendrën Betania dhe fshatin Bubq në përgatitjet e tyre për pritjen e Papa Françeskut për tu bashkuar sërish më 21 shtator ditën kur ëndrra e shumë shqiptarëve për të takuar Atin e Shenjtë, bëhet realitet vetëm për ta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO

24 kursantë finalizojnë Kursin e 20-të Bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO