24 kursantë finalizojnë kursin e 20-të bazë 'Komando', mes tyre 8 nga Kosova! Ministri Vengu: E ardhmja e dy vendeve është në NATO
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci
Pas 14 javëve stërvitjeje, 24 efektivë finalizuan Kursin e 20-të Bazë “Komando”. Mes tyre janë edhe 8 efektivë nga Kosova dhe për herë të parë këtë kurs e finalizojnë edhe dy vajza.
Në ceremoninë e shpërndarjes simbolike të beretave ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci, zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Altin Kurti, komandanti i Forcës Tokësore gjeneralmajor Ilir Xhebexhia dhe familjarë të kursantëve.
Vengu deklaroi krah homologut të tij nga Kosova se e ardhmja e dy vendeve është në NATO.
“Nuk mund veçse të ndihem edhe më optimist, sepse e ardhmja e dy vendeve tona është në trungun e përbashkët të Aleancës, edhe pse shpirtërisht dhe emocionalisht nuk jemi ndarë asnjëherë. Kjo ceremoni forcon jo vetëm marrëdhëniet e ngushta të bashkëpunimit në fushën e arsimit ushtarak, por rrit edhe nivelin e shkëmbimit të eksperiencave me Kosovën, të cilën kemi dyfish përgjegjësi për ta ndihmuar e mbështetur në rrugën e anëtarësimit drejt strukturës më të madhe të sigurisë që ka njohur njerëzimi, Aleancës së NATO”, tha Vengu.
Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci vlerësoi ministrin Vengu për qasjen e tij ndaj forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, duke e cilësuar këtë periudhë si kulmin e marrëdhënieve në fushën e Mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Kursantët demonstruan për të pranishmit: goditje objekti, infiltrim nga ajri dhe toka, qitje me pengesa e luftim trup me trup.
Kursi i 20-të Bazë “Komando” zgjati për 14 javë dhe u nda në 3 faza. Nga 38 kursantë, vetëm 24 prej tyre arritën ta finalizojnë.
S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75.1%
-
Normal
19.3%
-
Nuk e di
5.6%
Vota total: 3341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump kërkon rritjen e kontributit nga partnerët e NATO-s: Shtetet që s'paguajnë nuk do mbështeten në rast sulmi nga Rusia
8 Janar, 09:57
-
SHBA sanksione për korrupsion bashkëpunëtorit më të afërt të Kryeministrit hungarez Orban
7 Janar, 22:40
-
Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!
7 Janar, 22:30
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Sorensen dhe Haavisto, kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
7 Janar, 16:25
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
-
Shqipëria preket nga gripi i pulave! Veterineri: Virusi 'H5N1' nga rosat e egra rrezikon të përhapet në pulari dhe shpendët e oborrit
7 Janar, 15:55
-
Nga data 1 janar 2025, Shqipëria pranoi Certifikatat e Qarkullimit EUR 1
7 Janar, 09:10