Në kuadrin e vizitës dy-ditore të punës në Itali me rastin e pjesëmarrjes në Konferencën Ndërkombëtare Ministeriale “Shëndeti në Rajonin e Mesdheut” Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, u prit në selinë e Parlamentit Italian në takime pune me Presidenten e Komisionit të Përhershëm të Higjienës dhe Shëndetësisë, znj. Emilia Grazia De Biasi dhe Senatoren znj. Laura Bianconi.
Në takim Beqaj theksoi se sistemi i kujdesit publik shëndetësor në vend, së bashku me drejtësinë, perceptohet si një nga sektorët më të korruptuar. Që do të thotë, në punën e përditshme, për të përmirësuar kujdesin, sfida jonë është që ta përmbysim këtë perceptim, duke zvogëluar maksimalisht korrupsionin në shëndetësi në të gjithë kapilaritetin e tij. Kështu, duke përmirësuar kujdesin shëndetësor dhe duke ulur shkallën e korrupsionit, sipas Beqajt do të mund të rifitohet besimi i qytetarëve tek e mira publike.
/Shqiptarja.com