Komisionerja Kos e vendosi theksin te stabiliteti i institucioneve dhe funksionimi i tyre gjatë fjalës në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Kurti.
“Të fuqizojmë integrimin dhe rrugën e Kosovës drejt BE. Të kërkojnë nga gjithë klasa politike që të rikthejnë stabilitetin dhe duhet të formoni institucione stabël dhe funksionale. Pasi të funksionalizohen institucionet pas zgjedhjeve, do të rikthehem dhe do të diskutojmë akoma tema me rëndësi për Kosovën e BE. Funksionalizimi i institucioneve është shumë me rëndësi”, tha Kos.
Gjithashtu ajo tha se plani i rritjes falë fondeve të BE është një mbështetje e rëndësishme për vendin.
“Besoj se ky do të jetë një vit dhe pikë kthese në marrëdhëniet tona”, tha komisionerja.
Gjithashtu, ajo nënvizoi rëndësinë e dialogut me Serbinë.
“Dialogu me Serbinë, kërkohet të zgjidhen të gjitha çështjet me Serbinë. Sa më i suksesshëm të jetë dialogu Prishtinë-Beograd aq më të larta do të jetë shanset që ne të nisim negociatat. Apeli im është që të angazhohet, nuk mund të jap një datë, por ju garantoj se do të punoj pa u lodhur që të afroj sa më shumë Kosovën me Bashkimin Europian”, tha Kos.
Në fund të fjalës, Kos theksoi se BE është e përkushtuar në të ardhmen europiane të Kosovës.
“Kosova ka bërë shumë në periudhat e fundit dhe akoma mund të bëhet. Kosova dhe BE ndajnë fat të përbashkët. S’mund të mendohet pa Kosovën. BE mbetet e përkushtuar në të ardhmen evropiane të Kosovës”, tha Kos.
Lajmi kryesor:
Hapja e negociatave me BE, porosia e Kos: Shanset varen nga suksesi i dialogut me Serbinë! Vijoni reformat! Kurti apel: Kërkojmë mbështetjen e vendeve anëtare









