Foto: Donald Trump, Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin

Pas vizitave në Moksë dhe Kiev gjatë fundjavës, i dërguari I posacëm i Trump Witkoff deklaron se është bërë përparim I konsiderueshëm duke caktuar edhe vijimin e bisedimeve të mëtejshme trepalëshe, SHBA-Rusi, Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Pesko e vlerësoi si një hap të vogël drejt paqes rezultatin e bisedimeve të zhvilluara gjatë fundjavës nga të dërguarit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë dhe Kiev. 

Ndërsa presidenti Zelensky deklaroi për Axios se ‘Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë nëse Ukraina dhe Rusia mund të marrin masa për të ulur tensionet gjatë dimrit, ndërkohë që rinisin negociatat për një marrëveshje më të gjerë paqeje. 

Mbi bisedimet e zhvilluara të negociatorëve amerikanë, Uitkoff e Kushner me Putin dhe Zelenskin, kryeministri britanik Andy Burnham zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin e ShBA Donald Trump. Ata ranë dakord mbi nevojën për të vazhduar punën drejt një armëpushimi që do të parandalojë humbjen emëtejshme të jetëve në konfliktin ruso-ukrainas, njoftoi qeveria britanike. Burnham ritheksoi mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kievin dhe " negociatat e fundit të paqes të udhëhequra nga SHBA-të ".

Edhe Franca thotë se është informuar mbi bisedimet e emisarëve të Trump në Moskë dhe Kiev.

Amerikanët na thanë se Rusia ka treguar gatishmëri të ripërtërirë për të negociuar pas zgjedhjeve për Dumën, dhomën e ulët të parlamentit rus të planifikuar për 18-20 shtator, thuhet në njoftimin e pallatit Elize. Në këtë kontekst, deklaron presidenca franceze, duhet të përgatitemi për një fillim të ri të negociatave.     


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbyllen vizitat e delegacionit amerikan në Moskë e Kiev! Trump pritet të telefonojë Putin dhe Zelensky