1770227135_62683279214521386196151286812313046749841785n.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografi nga vizita e tij në Vatikan, ku pritet të takohet me Atin e Shenjtë, Papa Leo XIV.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, krahas fotografive, Rama ka shkruar se ka vizituar bazilikën e famshme të Genazzano, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467.

Po ashtu Rama ka shkruar se që nga ajo kohë ‘asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës’.

“VIZITA NË VATIKAN për takimin me Atin e Shenjtë, nisi sot nga Genazzano, në bazilikën e famshme, ku gjendet shembëlltyra e Zojës së Këshillit të Mirë, mbi një copë të shkëputur nga muri i Kishës së Shkodrës në vitin e largët 1467

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës. Gjëja e parë që bëri edhe Papa Leoni XIV sapo u zgjodh, ishte vinte e të lutej në Genazzano te Zoja e Shqipërisë që thirret edhe Regina di Albania - Mbretëresha e Shqipërisë”, ka shkruar Rama.


Lajmi kryesor:

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Vatikan, publikon fotografi nga bazilika e Genazzano! Do të pritet në takim nga Papa Leone XIV (Axhenda)