Vizitorët e shumtë, sfidë debatit të 
politikanëve për çeljen e Bunk’Art
Foto/ Instalacionet artistike në BUNK'ART

Vizitorët e shumtë, sfidë debatit të <br />politikanëve për çeljen e Bunk’Art<br />Foto/ Instalacionet artistike në BUNK'ART
TIRANE- Fluks i paparë ndonjëherë me vizitorë në të njëjtën kohë kur Partia Demokratike replikon me qeverinë, duke akuzuar kryeministrin Rama se “po ringjall Enver Hoxhën”. “Po presim autobusin e Bunk’Art”, -kjo është përgjigjja e shumë prej atyre që i pyesim në mesin e grupeve të mëdha të studentëve dhe gjimnazistëve që qëndrojnë grumbull në trotuarin para Muzeut Historik Kombëtar. Ishin dje duke pritur autobusin e orës 1.00 për t’i çuar në destinacion, që fatkeqësisht nuk u mësua pse vonoi.

Kishte nga ata që nuk e kishin mësuar mirë orarin e autobusit dhe kanë pritur me durim për një orë, një orë e gjysmë ca të tjerë, por kishte dhe nga ata që pritën edhe dy orë, duke u sjellë rrotull sa të vinte ora e programuar për nisje, për të mos e humbur mundësinë e vizitës atje. Të tjerë qytetarë kanë pohuar se kanë shkuar me makinat private ose grupe të organizuara shoqërore.

vizitore

Radha ka qenë e jashtëzakonshme. Ndërsa rrinim së bashku me vizitorët në pritje të autobusit, vumë re se askush nuk gjykonte, askush nuk akuzonte ndonjë parti për çeljen e bunkerit dhe as nuk interpretonte nëse nuk do ishte mirë të hapej bunkeri, apo nëse “i duhet vënë zjarri”, siç është shprehur për fat të keq një politikan. Diskutohej vetëm padurimi për ta parë. Njëri thoshte se ishte bërë kurioz të shkonte se kishte parë disa reportazhe mediatike, pasi shoku i tij më pak i duruar e pyet “PO ty pse t’u fiksua të shkojmë sot patjetër atje”.

Dëshira për ta parë kohën e komunizmit “ende të bunkerizuar”, sidomos nga të rinjtë nuk përshkruhet me fjalë. Çfarë durimi nxitka kjo dëshirë. Pritjet të gjata me sytë në horizont për të ardhur autobusi, edhe pse vonon... Insistimi për të shkuar patjetër atje është sikur të jenë duke shkuar në koncertin e një dive spektakli. Duke parë këto grupe të pafundme vizitorësh që niseshin drejt bunkerit që njihet si Objekti 0774, mëson se nuk ka të mbaruar kureshtja e publikut edhe ditën e katërt të çeljes së ekspozitës Bunk’Art në bunkerin antibërthamor të Enver Hoxhës.

vizitore

Aty ndihet edhe pesha e mëkatit që na është privuar ta njohim. BUNK’ART e çelur përmes një aktiviteti spektakolar në praninë kryeministrit të Shqipërisë, ministres së Mbrojtjes e të Kulturës dhe ambasadorëve të shteteve të tjera atashuar në Shqipëri, me pjesëmarrjen e shumë artistëve dhe organizatorëve të ekspozitave të larmishme, më 22 dhjetor 2014, ky bunkeri hapte dyert për të herë parë për publikun pas 36 vjetësh, e ka kapërcyer pritshmërinë e vizitave. Kjo nuk parashikohej as nga vetë organizatorët.

Në ditën e katërt është vështirësuar organizimi i vizitave, sepse fluksi ka qenë i madh dhe kërshëria për të parë gjithçka ka zgjatur edhe kohën e qëndrimit. Kjo, me kosto vonesën në kthim autobusëve. Dje në Tiranë pranë Muzeut Historik Kombëtar ku është vënë në dispozicion një autobus falas me logon BUNK’ART, tregohej qartë shtimi i numrit të vizitorëve që shkojnë drejt bunkerit të mbajtur sekret për 36 vjet me radhë, në diktaturë dhe postdiktaturë. Një pjesë e vizitoërve tregojnë se kanë interes për ekspozitat e çelura, ku mes tyre me rastin e 70-vjetorit të çlirimit është edhe ekspozita e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, e shoqëruar me video artistike e instalacione mbi luftën dhe komunizmin.

vizitore

Aty është edhe një muze i ushtrisë shqiptare dhe shumë surpriza të sekreteve që mbante kyçur ky tunel. Jo vetëm mediat vendase, por edhe mediat e huaja e kanë nxitur më shumë kureshtjen e ekspozitës spektakolare Bunk’art. Mediat e huaja kanë shkruar për këtë bunker sekret nëntokësor të ndërtuar dekada më parë për t’i mbijetuar një sulmi të mundshëm bërthamor nga ana e Bashkimit Sovjetik apo Shteteve të Bashkuara, që nuk erdhi kurrë. Britanikja BBC e ka evidentuar Bunk’art si një tërheqje për të turistët e huaj, me interes për t’u njohur me elementë nga Lufta e Dytë Botërore dhe periudha e komunizmit. 

Bunkeri 5 kate nën dhe me 106 dhoma të papërdorura kurrë ka qenë objekt i lajmit edhe për ABC News. E përditshmja italiane ANSA ka dhënë më shumë detaje mbi kohën e ndërtimin e bunkerit. France Press e ka komentuar ngritjen e këtij bunkeri madhështor si “veprimi paranojak i diktatorit Hoxha nga një sulm që s'erdhi kurrë”, duke folur edhe për detajet. Ka suprizuar ky bunker edhe mediat japoneze që e kanë cilësuar si “Një kompleks i vërtetë me 5 yje”.

vizitore

Të vetmit që nuk paskan dëshirë e kureshtje ta shohin janë një pjesë e politikanëve, që shpërdorojnë çdo lloj retorike e metafore, duke e quajtur jo hapje dyersh të bunkerit, por “propagandë tipike totalitare”, ose “muze për Enver Hoxhën”. Ndërsa të rinjtë që shkojnë atje do të na thonë “Jemi të interesuar të njohim të kaluarën tonë”, pa kurrfarë idhulltarie siç shprehen vet ata, as për Enver Hoxhën dhe as për Ahmet Zogut. Nnga bisedat nuk duket se ka ndonjëri prirje për joshje nga ndonjë propagandë, fashiste, naziste, zogiste apo komuniste....Se ekspozita BUNK”ART rrëfen nga pak për të gjitha.

vizitore    


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Nëntor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi

Këmbimi i të burgosurve, faktet kryesore rreth marrëveshjes historike SHBA-Rusi