Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve

Barometri Botëror i Turizmit e rendit Shqipërinë në vend të parë në Europë, Rama: Kryesojmë për rritjen e numrit të vizitorëve

Organizata Botërore e Turizmit të Kombeve të Bashkuara ka publikuar Barometrin e Turizmit për periudhën janar-korrik 2024, në të cilën konfirmohet së Shqipëria renditet e para në Europë për rritjen e numrit të vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me periudhën e para-pandemisë.

Të dhënat janë ndarë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se Shqipëria në nivel global renditet e dyta, pas Katarit.

“Sipas UNWTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është #1 në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me kohët para COVID-it, dhe 2 në nivel global, pak pas Katarit”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Një tjetër risi në barometrin e turizmit publikuar nga UN Tourism, është se për herë të parë njihet rritja e të ardhurave nga turizmi ndërkombëtar. Sipas barometrit për periudhën janar-korrik 2024, Shqipëria renditet e para sa i takon arkëtimeve nga turizmi, me një rritje +128% krahasuar me periudhën e para-pandemisë.

Kjo nuk është hera e parë që UN Tourism, si organizata më e madhe botërore e turizmit, “certifikon” arritjet e industrisë së turizmit në Shqipëri, pasi edhe për vitin 2023 Shqipëria u rendit e katërta në botë për rritjen e flukseve ndërkombëtare në proporcion me popullsinë.

Në muajin prill, Organizata Botërore e Turizmit mbajti për herë të parë një event të nivelit të lartë në Tiranë, siç ishte Mbledhja e Komisionit për Europën, ku u prezantua gjithashtu edhe botimi “Doing Business in Tourism – Investing in Albania”, një botim i përbashkët i UN Tourism dhe Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dedikuar investimeve në turizëm.

Sipas barometrit të UN Tourism, Evropa dhe Amerika rikuperuan 99% dhe 97% të flukseve ndërkombëtare të turistëve krahasuar me periudhën para pandemisë gjatë pjesës së parë të këtij viti, ndërsa Azia dhe Paqësori kanë treguar nivele më të ulëta rikuperimi me 82% të niveleve të vitit 2019.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
Kryeministri Rama: Shqipëria kryeson Europën në rritjen e turizmit, e dyta në nivel global

1730289726_EDIRAMA.JPG

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë në Facebook të dhënat e Barometrit Botëror të Turizmit (UNËTO), sipas të cilës nga janari deri në korrik të 2024, Shqipëria është e para në Europë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtare krahasuar me kohët para Covid-19.

Rama shprehet se Shqipëria në nivel global renditet e dyta, pas Katarit.

“Sipas UNWTO, nga janari deri në korrik 2024, Shqipëria është #1 në Evropë për rritjen e vizitorëve ndërkombëtarë krahasuar me kohët para COVID-it, dhe #2 në nivel global, pak pas Katarit”, shkruan Rama në rrjetin social X.

S.B/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KASAPI DERRAVE REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 31/10/2024 11:41

    Hec pērpara gjigandi Shqipris Edi Rama. Qent le tē lefin ham , ham se njē top tum do han. Ti puno pēr Shqiprin se Shqiptarēt tē vlersoin se ska mē budallenj qē hunderrja e Sali Bajgēs tē ket shpi nē çdo kryeqytet tē Evropēs.

    Përgjigju
  • aldo: 30/10/2024 13:09

    LART e me lart fitoret e socializmes...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 350 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës

Donald Trump mban fjalim: Fituam votën popullore, presim 350 vota elektorale! Do të arrijmë epokën e artë të Amerikës