Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet ndërsa po udhëtonte me biçikletën që sapo kishte vjedhur.
 
Mësohet se personi në fjalë ishte Landi Dorzi i cili po largohej me shpejtësi nga vendi ku sapo kishte vjedhur biçikletën në zonën e “Vasil Shantos”.

Por tentativa e 26­vjeçarit ka dështuar, pasi gjatë përpjekjes për t’iu larguar policisë është përplasur me një mjet tjetër, e si pasojë ka mbetur i plagosur.

26­vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe është shoqëruar në polici, pasi akuzohet për vjedhjen e biçikletës.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)