LUSHNJE - Dy punonjës të kompanisë CEZ Shpërndarje në Lushnjë janë arrestuar ditën e sotme, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur 450 metra tel bakri elektrik.

Të arrestuarit janë 46-vjeçari Albert Resuli dhe 55-vjeçari Arqile Bërdilla, të dy banues në Fier.

Arrestimi është kryer në flagrancë nga forcat e policisë së komisariatit të Lushnjës dhe sipas të dhënave të tyre, sasia e telit të bakrit elektrik prej 450 metra i përkiste linjës Gradishte-Karavasta.

Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale të vjedhjes së kryer në bashkëpunim dhe shkatërrim të rrjetit elektrik.

(eç/shqiptarja.com)