Vjedhja e 1 mln eurove në shtëpinë e gazetarit italian u bë për 4 minuta! ‘Skifterët’ akrobatë dyshohet se janë shqiptarë

Vjedhja e 1 mln eurove në shtëpinë e gazetarit italian u bë për 4 minuta! ‘Skifterët’ akrobatë dyshohet se janë shqiptarë

Kompleksi i banesave ku ndodhi vjedhja

Romë- Katër minuta i është dashur grupit të “skifterëve” akrobatikë, për të vjedhur 1 milion euro dhe bizhuteri e sende me vlerë, në shtëpinë e ish-gazetarit parlamentar të RAI-t në Romë të Italisë, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë (11 Gusht). Dyshimet nga hetimet e deritanishme janë se autorët janë me origjinë shqiptare.

“Kështu veprojnë bandat shqiptare që po vjedhin shtëpi në veri të Romës”, raporton  “La repubblica”.

Episodi i fundit ndodhi në “Via Courmayeur”, ku banesa e gazetarit Mimmo Del Giudice u zbraz pa vënë re asgjë bashkëshortët pronarë, që ishin në gjumë.

Media i cilëson autorët si “një bandë hajdutësh akrobatësh profesionistë, të lidhur me botën e krimit shqiptar”. Edhe një ditë më pas hetimet po vijojnë me mbledhje dëshmish, pamje të kamerave të sigurisë dhe gjurmët daktiloskopike apo biologjike të lëna nga agresorët.

Gazetari në pension Mimmo Del Giudice tha se u zgjua të dielën në mëngjes (11 Gusht) për të gjetur apartamentin e tij tërësisht të kthyer përmbys. Hajdutët janë ngjitur nga pjesa e jashtme e godinës në katin e tretë dhe më pas kanë hyrë nga një dritare pa grilë.

“Ne gjetëm qepenin e thyer dhe e gjithë shtëpia u kthye përmbys. E vetmja dhomë në të cilën nuk hynë është e jona”, ka dëshmuar ai.

Teksa ka shtuar se autorët kishin hapur kasafortën, ku ndodheshin shuma prej 1 mln euro nga kursimet e të gjithë karrierës së punës së tij dhe pensionit, si dhe sende me vlerë të çiftit.

Policia e stacionit policor Ponte Milvio po heton rastin, pasi ka marrë pamjet nga kamerat e vëzhgimit të “Italpol”, e cila është përgjegjëse për vëzhgimin brenda konsorciumit në via Cortina D'Ampezzo. Një lagje ekskluzive, e banuar nga profesionistë dhe sipërmarrës. Zona në fjalë monitorohet nga rreth 40 kamera me qark të mbyllur.

Lagja ku ndodhi vjedhja, në Romë

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. 'Mersim Jakupi', Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës

Rehabilitohet blloku i banimit në Rr. 'Mersim Jakupi', Veliaj: Do rritet ndjeshëm vlera e pronës