Vjedhja e 700 mijë eurove, flet administratori i pallatit të pastrueses dhe djalit: Dukeshin sikur s’kishin lekë, mezi na jepnin detyrimet e muajit

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka intervistuar administratorin e Pallatit të sanitares Rozeta Dobi dhe familjes së saj.  

Ajo që ra në sy nga rrëfimi i fqinjit, Qazim Çipi ishte fakti se edhe pse kishin shuma të tilla parash brenda banesës së tyre, ata nuk denjonin t’i jepnin administratorit të pallatit detyrimin mujor të mirëmbajtjes së pallatit. Si rrjedhojë, Çipi shpjegon se ku veprim të linte në përfundimin se familja Dobi nuk kishin të ardhura për të përballuar jetesën. I vetmi që nuk i kishte ‘rezistuar’ pasqyrimit të të ardhurave të tyre ka qenë 20-vjeçari Havier Dobi, i cili për 1 muaj ka blerë makina të ndryshme të firmës ‘Benz’.

"Jemi habitur se nuk na shkonte në mend. Tani që po dëgjojmë këto veprime jemi habitur. Nuk kushtoheshin, vetëm kohëve të fundit ai djali që shpenzonte pak.

Këtu kanë mbi 10 vjet që jetojnë. Zotëria ka kohë që është në pension nuk punon. Marrëdhëniet i kemi pasur mirë si komshinj po me mua ka qenë e distancuar.

Djali blinte dhe shiste makina. Unë edhe në këtë moshë 70 vjeç bëj dy punë që të ushqehem, se vështirësitë duken... Unë administroj dhe shkallën dhe kur ata japin mirëmbajtjen domethënë është e vështirë. Edhe ato lekët e mirëmbajtjes mezi ua merrje, dukej sikur nuk kishin lekë. Vetëm djali, ka rreth një muaj që e kam parë me makina."- u shpreh Çipi për Report Tv. 


Lajmi kryesor:

‘Shyqyr s'na gjetën lekët te aspiratori’, përgjimet nxorën zbuluar nënë e bir që vodhën rreth 700 mijë euro në banesat e VIP-ave! Gjykata i lë në burg


G.MO/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion