Kohët e fundit rrjetet sociale janë të mbushura me video-kurthe kur kanë rënë pre shitësit kinezë që punojnë në dyqane argjendarish. Loja është bërë shumë e famshme tashmë në Kinë dhe videot janë bërë virale.
E gjitha nis me futjen e klientit brenda në dyqan i cili kërkon një varëse apo unazë që ka një çmim marramendës dhe dëshiron t’i provojë ato. Sapo vendos në qafë varësen, klienti vrapon drejt derës. Ky është momenti më argëtues pasi shitësi i trembur kujton se po ja vjedh dhe vrapon pas klienti por stepet.
Klienti ndalon në pasqyrën në fund të dyqanit dhe fillon të shikojë veten me varësen e shtrenjtë, dhe shitësi qetësohet. Shijoni videon e momenteve më pikante: