TIRANE - 11.1 vite burg do të vuajnë ish zyrtarët e Bankës së Shqipërisë nën akuzë për shpërdorim, pas zbulimit të skandalit të vjedhjes së 713 milionë lekë nga thesari i shtetit.

Prokuroria do të kërkonte 56 vite burg për Çollakun dhe vartësit e tij, por dënimet do të reduktoheshin në jo më shumë se 1.6 vite për çdo të akuzuar pasi gjatë procesit u pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar.

Ish-shefi i arkës stok dhe asaj për veprim në thesarin e Bankës në Linzë Bashkim Xhilaga, ka mundur të fitojë lirinë me kusht për arsye shëndetësore, paçka se u dënua me 1.4 vit burg.

1 vit burg sipas gjykatës do të vuajnë Dorian Çollaku ish-drejtori i emisionit të parave, Bahri Allushi dhe Mehdi Marku ish anëtarë të komisionit të inventarizimit të kartëmonedhave, por pas afateve të paraburgimit pritet që të rifitojnë lirinë.

Monitoruesi i kamerave të sigurisë në thesar, Dhimitër Davidhi u dënua me 1.6 vite burg ndërsa Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba u dënuan me 1.4 vit burg secili.
Gentjan Jahja dhe Fatbardha Gurthi, u dënuam vetëm me nga 8 muaj burg, koha e cila përkon me paraburgimin dhe brenda pak ditësh zyrtarët e bankës do të fitojnë lirinë dhe pse për ta akuza kërkoi 5 vite burg.

Vjedhja e 713 milionë lekëve në thesar u zbulua pas një auditi në bankë më 21 korrik 2014, ndërsa prej asaj dite ende nuk është gjetur destinacioni i parave dhe me anë të një padie civile banka dhe avokatura e shtetit kanë kërkuar kthimin e vlerës monetare.

I vetmi që ka pranuar deri më tani vjedhjen është Ardian Bitraj ish shefi arkës stok në thesar ndërsa nën akuzë sëbashku me të janë Mimoza Bruzia kolegia e Bitraj dhe nipi i tij Klevis Betja.

8 Muaj pas skandalit të vjedhjes së thesarit hetimet mbeten të hapura vetëm për ish guvernatorin Adrian Fullani i cili po hetohet për shpërdorim detyrë e abuzime me tendera, ndërsa Elivar Golemi ish inspektorja e përgjithshme e Bankës po gjykohet në një proces të veçuar.
 
Gjykata ka vendosur për:
Dorian Çollakun 1 vit burg,
Myzejen Belba 1.4 vite burg,
Bashkim Xhilaga 1.4 vite burg, liri me kusht për arsye shëndetësore,
Liljana Tusha 1.4 vite burg,
Lavdim Cani 1.4 vite burg
Dhimitër Davidhi 1.6 vite burg,
Bahri Allushi 1 vit burg
Gentjan Jahja 8 muaj burg,
Fatbardha Gurthi 8 muaj burg,
Mehdi Marku 1 vit burg
 
Nga ana e saj Prokuroria e Tiranës në pretencën e paraqitur ka kërkuar 56 vite burgim në total për 10 të pandehurit, ku kërkoi thuajse burgime të njëjta për 10 të pandehurit.
 
Pretenca e kërkuar nga  56 vite burg për 10 të pandehurit:
Dorian Çollakun, 6 vite burgim
Bashkim Xhilagën, 6 vite burgim
Myzejen Belbën, 6 vite burgim
Lavdim Canin, 6 vite burgim
Liljana Tushën, 6 vite burgim
Dhimitër Davidhi, 6 vite burgim
Bahri Allushin, 5 vite burgim
Gentjan Jahjën, 5 vite burgim
Fatbardha Gurthi, 5 vite burgim
Mehdi Markun, 5 vite burgim
 
Pamjet filmike
Nga procesverbali i kqyerjes së vendeve i datës 22.07.2013, konkludohet se rrethanat dhe mekanizmi i shpjeguar nga personi nën hetim Ardian Bitraj, përputhet plotësisht nga konstatimet e bëra në kqyerje. Po kështu me procesverbalin e sekuestrimit të datës 22.07.2014 janë sekuestruar gjurmë që kanë lidhje me veprën penale.Nga kqyerja e pamjeve filmike konstatohet se shtetasi Ardian Bitraj pasi është futur në ambjentet e arkës stok dyshohet se ka marrë shuma të konsuiderueshme parash,i ka nxjerrë jashtë saj dhe i ka vendosur ato në një kasafortë personale.Ky fakt është konstatuar nga shtetasi Dhimitër Davidhi i cili mbikqyr ambjentet e godinës nëpërmjet monitorëve që ndodhen në katin e dytë të kësaj godine.

Nga aktet rezulton se shtetasi nën hetim Dhimitër Davidhi ka qenë në shërbim referuar grafikut të punës, por detyra e tij e përcaktuar në aktet përkatëse ligjore e nënligjore nuk është respektuar, ekonkretisht. Sipas manualit të departamentit të sigurimit dhe mbrojtjes datë 09.01.2014 i cili normon punën e vëzhguesit, ky i fundit duhej të informonte eprorët e tij direkt për çdo anomali të ndodhur gjatë shërbimit.

Vjedhja 713 mln lekë
Vjedhja e 713 milionë lekëve në thesar u zbulua pas një auditi në bankë më 21 korrik 2014, ndërsa prej asaj dite ende nuk është gjetur destinacioni i parave dhe me anë të një padie civile banka dhe avokatura e shtetit kanë kërkuar kthimin e vlerës monetare. I vetmi që ka pranuar deri më tani vjedhjen është Ardian Bitraj ish shefi arkës stok në thesar ndërsa nën akuzë sëbashku me të janë Mimoza Bruzia kolegia e Bitraj dhe nipi i tij Klevis Betja. 8 Muaj pas skandalit të vjedhjes së thesarit hetimet mbeten të hapura vetëm për ish guvernatorin Adrian Fullani i cili po hetohet për shpërdorim detyrë e abuzime me tendera, ndërsa Elivar Golemi ish inspektorja e përgjithshme e Bankës po gjykohet në një proces të veçuar.

Dorian Çollaku 1 vit
Bashkim Xhilaga 1.4 vjet
Myzejen Belba 1.4 vjet
Lavdim Cani 1.4 vjet
Bahri Allushi 1 vit

Gentian Jahja 8 muaj
Liljana Tusha 1.4 vjet
Dhimitër Davidhi 1.6 vjet
Fatbardha Gurthi 8 muaj
Mehdi Marku 1 vit
 
Ish-guvernatori Fullani ende s’ka dalë si i pandehur në gjykatë
Ish-guvernatori i Bankës së Shqipëri Adrian Fullani është personi i vetëm që ende nuk është dërguar si i pandehur në gjykatë. Njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës shprehet se shumë shpejt hetimet ndaj Fullanit do përfundojnë dhe se dosja do dërgohet në gjykatë, për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Fullani është duke u hetuar edhe për disa tendera dhe për pasojë çështja e tij, vijon të mbetet ende në prokurorinë e Tiranës. Lidhur me vjedhjen e bankës Fullani ka deklaruar se kur ka mësuar vjedhjen e parave nga thesari i shtetit, kjo situatë i është dukur si rufe në qiell të hapur. Fullani ka deklaruar se vjedhja e bankës është kryer si pasojë e problemeve në faktorin njerëzor dhe jo në atë teknologjik. Fullani qëndroi disa ditë në burg, pasi gjykata e Tiranës vendosi masën e arrestit në burg për të.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)