Pas publikimit në “A1 Report” të pamjeve ekskluzive nga vjedhja e 713 milionë lekëve nga thesari i shtetit në Bankën e Shqipërisë, ka reaguar edhe deputeti Dashamir Peza. Duke iu referuar këtyre pamjeve, ku duket qartë Ardian Bitraj, ish-përgjegjësi i arkës stok në thesarin e Shtetit, duke vjedhur paratë dhe duke dalë më tej me thasët me lekë, Peza i cilëson ato “skandaloze”. Dashamir Peza thotë për “A1 Report” se është e domosdoshme ndërhyrja urgjente në ligjin e Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se “zgjidhja fillon me dorëheqjen e Guvernatorit Fullani”.
 
“Pamjet e vjedhjes së thesarit të bankës janë skandaloze. Duhet ndërhyrë urgjentisht në ligjin e bankës, dhe zgjidhja fillon me dorëheqjen e Guvernatorit Fullani. Reagimi i Këshillit Mbikëqyrës është zhgënjyes. Inkurajojmë prokurorinë që të hetojë”, thotë Peza.