Në të gjithë vendin gjatë kësaj jave kanë vepruar 130 grupe të përbashkëta Polici – OSHEE, çdo ditë, ku janë kryer 6722 kontrolle. Si rezultat i kontrolleve të kryera në terren në abonentët biznes dhe familjarë, janë evidentuar 93 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 93 autorë.
Nga këta janë arrestuar në flagrancë 33 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike .Janë shpallur në kërkim 38 persona, si dhe ndiqen në gjendje të lirë 22 persona. Gjithashtu janë ndërprerë 5.159 lidhje të abonentve debitorë dhe 93 lidhje të paligjshme.
Si dhe janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)